E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alegri: Brenda 10 ditëve do vendos për të ardhmen

MILANO - Milani i Masimiliano Alegrit është në hapat e fundit të arritjes së objektivit për një vend në Champions Legue, nga ku varet edhe e ardhmja e teknikut, që mesa duket se do të vendoset brenda 10 ditëve.

Por trajneri përpiqet të ruajë unitetin në grup, duke kërkuar përqëndrim deri në fund të kampionatit. “Tani për tani duhet të përqëndrohemi vetëm për vendin e tretë. Në fund të sezonit do të flasim për të ardhmen time.

Gjithmonë kam pasur besimin e të gjithëve dhe veçanërisht të Silvio Berluskonit, i cili ka besuar shumë ke unë në këto 3 vjet”, - thotë Alegri.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›