Kosovë-Serbi, dialogu në Bruksel do të vazhdojë edhe nesër
PRISHTINE -Sot në Bruksel u zhvilluan bisedime për arritjen e planit të zbatimit të marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni i Republikës së Kosovës prezantoi gatishmërinë për arritjen e marrëveshjes dhe zotimin për implementim dhe kërkoi që marrëveshja të fillojë të implementohet sa më parë sipas përmbajtjes dhe frymës së marrëveshjes së arritur me datën 19 prill në Bruksel në mes të dy kryeministrave dhe zonjës Ashton.
Dialogu do të vazhdojë edhe nesër në përpjekje për të arritur planin për zbatim, bëhet e ditur në komunikatën e qeverisë së Republikës së Kosovës dërguar pak më parë.
Delegacioni i Republikës së Kosovës pret që plani për zbatim të nënshkruhet sa më parë dhe të fillojë të zbatohet në terren me aktivitete konkrete të institucioneve vendore, EULEX-it, KFOR-it dhe me një pjesëmarrje aktive të komunitetit serb, që jeton në Kosovë.
Po ashtu, delegacioni i Republikës së Kosovës shpreson se qeveria e Serbisë do të marrë obligimet për zbatimin e marrëveshjes dhe do të jetë serioze në këtë proces.
"Delegacioni i Republikës së Kosovës çmon rolin e Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA-ve dhe NATO-s në mbështetjen e zbatimit të marrëveshjes, që është një hap në respektimin e marrëveshjes së arritur, por edhe drejt integrimeve euroatlantike", theksoi kryesuesi i Delegacionit të Kosovës, zv/kryeministri Hajredin Kuçi.
Kosova dhe Serbia filluan sot në Bruksel takimin e dytë të delegacioneve për planin e implementimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të parafuar në raundin e 10-të në 19 prill nga kryeministrat e dy vendeve.
Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, fillimisht në 25-26 prill në Bruksel diskutun për zbatimin e marrëveshjes, por nuk kanë arritur të pajtohen plotësisht. Pas këtij takimi bëhej e ditur se drafti i përgjithshëm i ofruar për implementimin, nga pala kosovare është pranuar, por pala serbe kishte kërkuar më shumë kohë.
Marrëveshja Kosovë -Serbi, e dialogut të udhëhequr e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, baronesha Catherine Ashton, është miratuar nga Kuvendi dhe qeveria e Kosovës.
Po ashtu, Kuvendi Popullor i Serbisë ka miratuar raportin e qeverisë serbe për bisedimet Beograd-Prishtinë në Bruksel, ku përfshihet marrëveshja e 19 prillit, ndërkohë që kanë vazhduar kundërshtimet nga disa liderë të serbëve në veri të Kosovës.
(er.nu/ata/BalkanWeb)