E Shtunë, 31 Tetor 2026

ASUS planifikon prodhimin e tabletëve të vegjël me Windows 8

SHBA - Asus planifikon të nxjerrë në të treg tabletë Windows 8 me ekrane të vogla këtë vit. Lajmi vjen nga shefi ekzekutiv i Asus Jerry Shen, i cili parashikon që këto tabletë me ekrane të vogla, do të kushtojnë nën 300$. Shumë i shohin çmimet e larta të tabletëve me Windows 8 si një problem për shitjet e pakta.

Shen beson se ky mund të jetë një vit i rëndësishëm për tabletët me Windows 8, duke thënë, “Ne jemi shumë optimistë në lidhje me shitjet e tabletëve me Windows 8 këtë vit.”Asus aktualisht prodhon një nga tabletët më të lirë në treg me Windows 8, me tabletin e saj VivoTab që kushton 449,99$ në disa dyqane.

Jerry Shen nuk është i vetmi person në botën e teknologjisë, që ka parashikuar se çmimet e tabletëve me Windows 8 do të ulen në mënyrë të konsiderueshme. Një zëdhënës i Microsoft ka deklaruar më parë, se kompania është duke punuar me partnerët e saj në pajisje më të vogla dhe më të lira. Megjithatë, zëdhënësi i Microsoft nuk specifikoi çmimet e tyre.

Shen tha se me uljet e çmimeve të këtij viti, tabletët me Windows 8 mund të jenë në dispozicion për 50$ më shumë se tabletët Android.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›