E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legia e Varshaves ne gjurmet e talentit shkodran Bekim Bala

Sulmuesi Klubi polak i shtohet listes se kandidateve per sherbimet e 19-vjecarit

Bekim Bala eshte fare prane largimit nga turi e Genclerbirligise ne merkaton e janarit. Klubi me i fundit qe interesohet per sherbimet e tij eshte Legia e Varshaves. Deshira e sulmuesit per te provuar nje tjeter aventure lidhet me aktivizimin e paket te talentit shkodran ne skuadren e Superliges turke pjese e te ciles eshte edhe mbrojtesi i Kombetares Debatik Curri. Edhe pse eshte transferuar ne klubin e Ankarase vetem gjashte muaj me pare 19-vjecari po shqyrton te gjitha alternativat per tu transferuar ne forme huazimi ne nje tjeter ekip. Lojtari i ekipit Under-21 te Shqiperise ka vuajtur mungesen e hapesirave per dy arsye kryesore se pari klubi ka bere investime te rendesishme gjate merkatos se veres duke afruar mjaft lojtare cilesore e se dyti pozitat e skuadres ne klasifikim vendi i 13-te nuk jane te kenaqshme per objektivat e klubit dhe trajneri gjerman Ralf Zumdik nuk mendon te beje eksperimente duke hedhur ne fushe futbolliste te rinj ne moshe.

Lajmi eshte konfirmuar nga presidenti i Vllaznise Valter Fushaj i cili vazhdon te jete direkt i interesuar per te ardhmen e Bekim Bales. Kjo edhe per faktin se kuqeblute vazhdojne te kene 20 per qind te kartonit te futbollistit duke qene se ai ende nuk ka mbushur 23 vjec e sipas rregullores se FIFA-s nuk mund te shkeputet plotesisht nga detyrimet per klubin ku eshte formuar si futbollist. Kjo u jep te drejte shkodraneve qe te thone te tyren ne momentin kur sulmuesi deshiron te nderroje skuader. Legia e Varshaves eshte nje prej skuadrave me te rendesishme ne Poloni. Ky klub i krijuar ne vitin 1916 ka fituar 9 here titullin kampion ne Ekstraklasa kampionatin elitar si edhe mban rekordin se ka fituar 13 here Kupen e Polonise. Gjate sezonit te kaluar Legia ishte fare prane kualifikimit ne fazen e grupeve ne Europa League por u eliminua ne turin e trete kualifikues pas dy barazimeve 1-1 dhe 2-2 me danezet e Brondbi. Aktualisht skuadra renditet ne vendin e 4-t ne kampionat ku pas 14 javesh ka grumbulluar 24 pike aq sa edhe Visla Krakov dhe Korona Kielce qe jane ne vendet 2 dhe 3 me 5 pike me pak se kryesuesit e Jagielonia Bialjstok. Gjithsesi per sherbimet e Bales interesohen edhe disa klube te tjera ne Turqi dhe ne Europe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›