E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana truproja e Gutit ne derbin me Beshiktashin

Gallatasarai Trajneri Haxhi i kerkon kuqeziut te neutralizoje spanjollin

Ishte nje prej njerezve qe u gezua me teper per rikuperimin rekord te Lorik Canes. Forca dhe sakrifica qe mesfushori shqiptar shfaq ne fushen e lojes eshte nje garanci per trajnerin e Gallatasarait George Haxhi perpara derbit te se dieles me rivalet e Beshiktashit. Ndryshe nga paraardhesi i tij Frenk Rajkard qe prej momentit kur mori drejtimin e skuadres ai theksoi se 27-vjecari do te ishte nje prej kolonave te verdhekuqve ne kete sezon por edhe ne te ardhmen. Gjate dites se djeshme tekniku rumun ka zhvilluar tri ore analize pas seances stervitore ku ka ilustruar me pamje filmike pikat e forta dhe te dobeta te kundershtareve. Ne kete mbledhje me titullaret Haxhi eshte perqendruar shume te shqiptari te cilit i ka kerkuar qe te jete truproja e ish-lojtarit te Realit te Madridit Guti Hoze Maria Gutierrez Hernandez. Spanjolli 34-vjecar cilesohet si truri i Beshiktashit dhe detyra e Canes eshte qe ta neutralizoje. Guti eshte truri i tyre ne fushen e lojes ai duhet frenuar ishin fjalet qe Haxhi i tha kuqeziut. Strategjia ime eshte qe ti Lorik te kesh rolin per ta neutralizuar. Duhet ta ndjekesh ne cdo cep te fushes. Nuk duhet ta humbasesh nga syte ne cdo levizje qe ai ben. Nuk duhet ta nenvleresosh per asnje moment qendroi prane edhe atehere kur mund te mendosh se nuk mund te jete aspak i rrezikshem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›