E Diel, 1 Nëntor 2026

Alegri Milani po aq i forte sa Reali

Ne jemi nje skuader e forte. Juventusi na shenoi dy gola duke pasur fat Milani te shtunen beri nje prezantim te mire dhe pesoi nje humbje te pamerituar. Kunder Realit te Madridit ne ndeshjen e pare humbem ne nje ndeshje anormale per Milanin. Masimiliano Alegri sheh shprese ne vigjilje te ndeshjes se madhe te Liges se Kampioneve kunder Realit te Madridit ndaj te cilit humbi 2-0 ne ndeshjen e vajtjes. Takimi vjen menjehere pas humbjes 2-1 me Juventusin ne kampionat. Per Alegrin hapi fals me bardhezinjte ishte nje incident i provokuar me shume nga mungesa e fatit. Paraqitja e skuadres ishte shume e mire. Nese nuk ishte me e mira ishte nder me te mirat. Juve gjuajti ne porte me pak sesa skuadrat e tjera me te cilat jemi ndeshur. Futbolli eshte genjeshtar pesuam dy gola fati per ata paguam dy gabime tonat. Ne gjuajtem 23 here ne drejtim te portes dhe shenuam vetem nje gol duke krijuar shume raste te qarta - tha trajneri i Milanit. Kemi cilesi shume te mire teknike duhet te luajme si skuader por nuk duhet te zbresim ne fushe per te bere lufte. Milani nuk do te jete kurre nje skuader qe hyn ne fushe ne zonen e saj per te bere lufte nuk eshte ne karakteristiken tone - perseriti Alegri. Gjykimet negative ndaj Milanit - shtoi ai - jane te ekzagjeruar. Kemi humbur vetem nje takim direkt ne kampionat por vinim pas kater fitoresh rresht. Eshte e drejte dhe normale kur humbet nje skuader si Milani. Ka shume elemente per tu permiresuar por ka dhe shume gjera pozitive qe me mbajne te qete. Ky grup eshte i forte dhe ka vlera solide ka gjithcka per te fituar ndeshjet - pohoi Alegri i bindur se demonstrimi i forces do te vije ne ndeshjen kunder Realit te Madridit. Duhet te bejme nje ndeshje me presion te madh nuk duhet te perserisim gabimet teknike qe beme ne ndeshjen e vajtjes - tha trajneri duke provuar se e ka marre tashme leksionin e marre nga Santiago Bernabeu ku Reali i Madridit dominoi nga minuta e pare e deri te e fundit.

Murinjo Milani nuk mund te humbase dy here

Nje skuader e forte si Milani mund te humbase nje here por veshtire se e ben dy here resht. Kjo ishte deklarata me nuanca diplomatike e trajnerit te Realit te Madridit Hoze Murinjo ne vigjilje te ndeshjes kunder kuqezinjve ne Ligen e Kampioneve. Presim nje Milan me te forte se nje dy jave me pare me me shume deshire dhe me me pak preson pasi 9 apo 10 pike mjaftojne per tu kualifikuar ne turin tjeter. Nuk eshte akoma nje ndeshje vendimtare per ta por do te jete e rendesishme nga pikepamja psikologjike. Trajneri i Real Madridit Hoze Murinjo do te rikthehet ne shtepine e tij stadiumin San Siro por tani nuk mund te jete dhe aq i qete pasi qe luan ndaj Milanit. Te kthehem ne San Siro eshte sikur te kthehem ne shtepi. Eshte keq qe luhet Milani kunder Real Madridit. Eshte keq qe nuk jemi duke luajtur ndaj Interit. Une do te isha vertet i lumtur te falenderoja perseri tifozet e Interit ne kete stadium per gjithcka qe ata me dhane ne dy vitet fantastike - u shpreh Mourinjo. Tifozet e Milanit e konsiderojne armik trajnerin portugez te Realit te Madridit dhe kete gje e treguan ne ndeshjen e luajtur ne Santiago Bernabeu ku u degjuan kore kunder tij. Dy vitet e Murinjos ne bankinen e Interit dhe sukseset qe arriti me kete ekip nuk ishin shume te kendshme per kuqezinjte.

Ibra Ne me te forte se Reali

Duhet te deshmojme se jemi me te forte se Reali. Duhet te bejme te kunderten e asaj qe beme ne Madrid. I prere dhe i qarte ne vigjilje te sfides se Liges se Kampioneve kunder Realit te Madridit Zlatan Ibrahimovici i sugjeroi nje recete elementare Milanit. Ne ndeshjen e pare ne Santiago Bernabeu kuqezinjte vuajten presionin e madrileneve dhe humben 2-0 ne nje ndeshje te kontrolluar nga minuta e pare dhe deri te e fundit nga formacioni spanjoll.

Ronaldinjo Do te jap maksimumin

Ronaldinjo eshte gati per rikthimin dhe me shume mundesi do te jete te merkuren kunder Realit te Madridit ku duhet te marre postin e Robinjos. Braziliani duke folur per Sky dhe Milan Channel tha Ndihem me te vertete mire. Ne ditet e fundit kam bere te gjithe punen e nevojshme dhe ndihem gati per te ndihmuar shoket e mi. Dua te jap dicka te rendesishme te Milani dhe tani eshte ora e duhur ne nje ndeshje si ajo kunder Realit te Madridit. Dua te luaj e te jap maksimumin.

Ronaldo Dua tituj si te Mancesteri

Kristiano Ronaldo beson se ai mund te perjetoje te njejtat suksese si ato qe arriti te Mancester Junaitid te Reali i Madridit. Nderkombetari portugez ka pasur nje impakt shperthyes qysh kur mberriti te Reali ne vitin 2009 duke shenuar nente gola vetem ne kateer ndeshjet e muajit tetor. 25-vjecari realizoi 84 gola ne 196 ndeshje me Mancester Junaitid ne Old Traford duke fituar tre kampionate te Premier Liges nen urdhrat e Aleks Fergusonit. Dua te fitoj te njejtin numer titujsh ne Madrid sic bera me Mancesterin - tha Ronaldo per Globo.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 02 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›