E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alegri lirohet nga Kaljari, gati për Milanin

Vendimtare ka qenë një bisedë telefonike mes administratorit të deleguar të kuqezinjve, Adriano Galiani, me presidentin e klubit sard, çelino. Ky i fundit kishte rezistuar deri në paraditen e sotme, por më në fund ka pranuar të lirojë teknikun për të filluar aventurën e tij të re.

Njoftimi është bërë nga klubi kuqeblu nëpërmjet një komunikate në faqen e internetit, në të cilën thuhet se Milani nuk do t’i paguajë asnjë euro Kaljarit për këtë operacion. Për Alegrin është gati një kontratë dy vjeçare në “San Siro” dhe tashmë ai mund të fillojë të mendojë për misionin e ri, duke programuar fillimisht merkaton e futbollistëve që i nevojiten për projektin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›