"Jabulani", as Kapelos nuk i pëlqen
“’Jabulani’ është topi më i keq që kam parë ndonjëherë në jetën time”, pohoi numri një i stolit të “3 luanëve”, duke e cilësuar “të tmerrshme” sferën e botërorit. Sipas tij, është e pamundur të ndiqet trajektorja e topit dhe kjo krijon vështirësi si për sulmuesit, ashtu edhe për portierët.
“Kur luhet me pasime të shkurtra nuk ka asnjë problem, por kur provon të zgjatësh pasin apo të gjuash nga larg, atëherë është e vështirë të kuptohet trajektorja”, nënvizoi italiani i stolit të Anglisë.