Interi, nëse ikën Maikoni, vjen Xhonsoni
Agjenti i Maikonit, Antonio Kaliendo, dje pranoi indirekt mundësinë që klienti i tij të veshë fanellën e bardhë të Realit në sezonin e ardhshëm. Kurse sipas përfaqësuesit italian të merkatos, Ernesto Bronxeti, 28-vjeçari mund të transferohet në “Santiago Bernabeu” për shumën e 25 milion eurove.
Nëse opreacioni mbyllet me sukses, atëherë në Milano duket se e kanë gjetur pasardhësin e brazilianit: Glen Xhonson. Mbrojtësi i përfaqësueses së Anglisë është alternativa e Rafa Benitezit për krahun e djathtë, duke qenë se tekniku spanjoll e ka stërvitur lojtarin në kohën kur drejtonte Liverpulin.