Higuain i papërmbajtshëm, Argjentina super
Heroi argjentinas në sfidën e sotme ishte Gonzalo Higuain, me tre golat e shënuar në portën e koreanojugorëve. Argjentinasit e panë veten në avavtazh që në minutën e 16-të, pas autogolit të Chu-Yong Park. Në të 33-tën filloi “one-man show” i Gonzalo Higuainit, por në minutën e fundit të pjesës së parë, aziatikët shkurtuan diferencën.
45-minutëshi i dytë foli plotësisht për përfaqësuesen amerikanojugore, që shënoi edhe dy herë të tjera. Protagonisti ishte po i njëjti: Higuain. Bomberi i Realit të Madridit dërgoi topin edhe dy herë të tjera në rrjetën e koreanëve (77’ dhe 80’).
Me këtë sukses Argjentina hedh një hap pothuajse të sigurt drejt kalimit të grupit dhe tashmë pret e qetë rezultatin e sfidës tjetër të grupit B, atë midis Greqisë dhe Nigerisë, që do të luhet në orën 16:00 në “Free State Stadium” të Blomfonteinit.