Gordon: NATO në Kosovë derisa të arrihet objektivi
PRISHTINË- Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, ka deklaruar se nuk do të ketë tërheqje të forcave amerikane nga Kosova. “NATO dhe ne, në kuadër të saj edhe SHBA-ja, do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë përderisa të arrijnë objektivin”,-ka thënë Gordon.
Duke patur parasysh situatën në Kosovë, posaçërisht në veri të saj, forca e NATO-s në Kosovë do të vazhdojë të jetë në të njëjtin nivel – rreth shtatë mijë ushtarë – e në kuadër të tyre afër një mijë ushtarë amerikanë.
“Pra, jo tërheqja, por as zvogëlimi i numrit të forcave amerikane në Kosovë nuk është në agjendën dhe programin e SHBA-ve”, ka konfirmuar Gordon.
(rtv21/BalkanWeb)