E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleksandër Frangaj vetëshpallet personazh me emrin SandriNga Antena brenda familjesSandri i Antenës sonë, një personazh që ka frymëzuar rubrikën “Antena brenda familjes”, ngjaka me Aleksandër Frangajn. Deklaratën e ka bërë vetë Aleksandër Frangaj në

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Aleksandër Frangaj vetëshpallet personazh me emrin SandriNga Antena brenda familjes

Sandri i Antenës sonë, një personazh që ka frymëzuar rubrikën “Antena brenda familjes”, ngjaka me Aleksandër Frangajn. Deklaratën e ka bërë vetë Aleksandër Frangaj në Gjykatën e Tiranës ku kërkon të padisë gazetën Tema për botimin e kësaj rubrike, pasi ka denigruar personalitetin e tij. Vendimi u mor pas konsultës me doktorin.

- Si t’ia bëj asaj rubrikës se më nxori bojën, i tha Sandri.

- Sandër, puna është që ajo nuk është raport, është “fiction”, pra diçka artistike…

- Po, po të gjithë më thonë që jam unë se shumë gjëra i kam bërë nga ato.

- Po mirë Sandër, padite. Se shiko, ata më kanë bërë mua dhjetë padi. Dhe ne duhet të ngrejmë dhjetë padi kundër tyre. I thashë Elvanës t’i thotë atij Santos vjet të bëjë një padi, s’di fare ç’ka bërë se ai ka frikë të më marrë në telefon. Tani bëje dhe ti një, bile unë them të bësh nga një padi për çdo antenë të botuar. Duhet të jenë nja dy padi.

- Dakord doktor. T’i them dhe Zamirit dhe Gimes të bëjnë nga një? Se dhe atyre u ka

dalë emri.

- Po kam frikë se thonë është krijim artistik Sandër dhe atyre u prish punë se kanë biznes, kurse ti je në media, ty të shkon.

- Po t’i them këtij Çimit të Brukselit se dhe atij i ka thënë sekser doktor?

- Jo atij se pastaj i lakohet emri Ritvanit dhe na prish punë.

- Po s’di kujt t’i them doktor se kam problem. Nuk shkoj dot në mëngjes në punë se gjithë Klani e mban faqen e internetit hapur tek Antena. Nuk u bërtas dhe dot se tallin trapin të gjithë. Nuk di si t’ia bëj. T’I them dhe kësaj Mesilës ta hedhë dhe ajo në gjyq?

- Jo ajo se është deputete, po burri i saj.

- T’i them dhe këtij Eidson Ypit doktor se dhe ai është fyer shumë. I ka shkruajtur në gazetë që do ta vras, t’i pres grumazin, t’i zhduk kockat dhe ai s’ka reaguar. Kjo është fyerje ndaj gazetës. Ta hedhim për ofendim, për injorim të gazetës?

- Jo Sandër, mos e nga Ypin, se me thënë të drejtën ka bërë shumë mirë me ato shkrimet, por është mirë mos të dalin në gjyq ato se të hedhin hekurat në sallë.

- Po mirë doktor, po si t’ia bëj se, vetëm unë ta hedh? Ata të kanë hedhur dhjetë vetë ty në gjyq.

- Sandër, le të me hedhin dhe 20 vetë, ata vetëm Një dhe Një janë, janë vetëm Edi Rama. Dhe ti je Unë. Njësoj është. S’ka rëndësi numri, rëndësi ka kush të hedh në gjyq. Ti hidhe në gjyq dhe unë flas me ata të gjykatës të marrin vendimin.

- Dakord doktor se vetëm unë ngela duke bërë luftë, të gjithë heqin bythën mënjanë.

Nejse, po e provoj dhe një herë, por ta dish se unë deri më 1 korrik e kam radhën. Pastaj nuk dihet kush e ka radhën se e ndërrojnë një herë në vit atë si personazh. Dhe pastaj mos më kërko ndihmë për këtë b…q… që nuk ndihen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›