E Shtunë, 31 Tetor 2026

Margarita Ekube: M'u vra gjumi!

BUTRINT - Tempulli, shkallet e teatrit antik te Butrintit, ushtuan ne gjuhen e te zoteve te shtepise. "Trojanet" oshtine shqip mbremjen e pare te celjes se Festivalit Nderkombetar te Teatrove, "Butrinti 2000". Margarita Xhepa ishte ajo qe "mbajti gjithe Trojen". Maks Velo gjeti keto fjale per te thene se potenca e saj prej nje aktoreje, qe me shume se kurdo e meriton ta quash "e madhe", arriti kulmin e saj.

Fjalepake Ekuba! Modeste per potencen dhe thjeshtesine me te cilen mbajti te mberthyer me se 1500 spektatoret e kesaj nate te pare te festivalit. Por, mes pak fjaleve te pas nje suksesi te padiskutuar, Xhepa modestisht peshperit: "M'u vra gjumi"! Gjume i vrare per te sjelle ne jete nje "Ekube shqiptare", por per t'i dhene edhe ngjyrat universale te kesaj tragjedie te ngjizur nga Euripidi, 25 shekuj shkuar. Ekubes, se pari mbretereshe, me pas nene e lumtur, pas kesaj e hidheruar dhe e pervuajtur. E se fundi robinja e nje lufte te padrejte.

"Ishte energji tronditese e Ekubes"! Regjisori grek i shfaqjes, Vangjelis Theodoropolos, ben kujdes te mos vecoje asnje prej aktoreve, por kryeroli vecohet prej nisjes dhe pesha e gjykimit i vishet serish atij. Ishte nje gjume i vrare i pershkuar nga energjia tronditese e Margarites Ekube, qe prej mbremjes se premieres iu vesh petku i padiskutueshem i nje suksesi te madh. Por qe mund edhe te cilesohet si nje pike kthese ne historine e Teatrit Kombetar shqiptar.

Por pse "Trojanet"? Pyetje kjo qe shtrohet jo rralle, e perhere gjendet dic ndryshe per t'ju pergjigjur. Regjisori Theodoropolos, pasi premiera pa driten e skenes ne teatrin per te cilin edhe eshte krijuar, rrefeu se, "Trojanet, sepse flet per lufte. Ka pasur dhe vijon te kete shume luftera. Eshte veper e shkruar nga nje grek, e cila flet per luften dhe fatkeqesite qe shkaktojne bashkekombesit e tij. Kjo eshte demokracia e Greqise se shekullit V p.e.s".

Shfaqje masive, tejet masive, si cdo tragjedi tjeter e antikitetit. Por Ekuba kurre nuk u largua nga skena. Fryma e saj ndjehej edhe pa folur. Trupi i kerrusur me shikim te fiksuar gjetke percillte po aq dhembje sa edhe fjalet e qe dilnin prej shpirtit te saj.

Ndaj edhe Ekuba mund te cilesohet aureole mbi "kryet e roleve" te Margarita Xhepes, te cilin aktorja e vesh me fjalet: "Pas te shtatedhjetave, per mua ky ishte nje plotesim shume i bukur". E ne pak fjalet e saj, Margarita Ekube u beri nje premtim spektatoreve: "Roli do te jete ne pozita pune sa kohe te jete ne repertor". Ekuba eshte njera ane e medaljes se kesaj shfaqjeje, me prezentja! Ndersa rolet e tjera u ngjizen prej aktoreve te zeshem te Teatrit Kombetar, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Guljelm Radoja a Neritan Licaj dhe Arben Derhemi. Mes tyre edhe Ema Andrea apo Kasandra e "Trojaneve". Shperfaqje qe s'mund te mos te te mbante mberthyer jo vetem per rolin e saj tejet te ndjeshem ne shfaqje, por edhe per interpretimin e kuruar me jo pak profesionalizem. Me pare ne skenen e Butrintit ka qene "Medea", ndaj edhe tragjedia greke nuk ishte krejt e pa prekur per te. Personazhet e tragjedive te antikitetit gati s'mund te konceptohen pa korin. Ai eshte perhere aty! Po te "Trojanet" performanca e tij si mund te percillet, perpos suksesit te tere te shfaqjes?! Kritiku Josif Papagjoni thekson se, "kori ka teper nevoje per t'u perpunuar, sidomos te pjeset muzikore te shfaqjes".

Premiera pa drite ne Butrintit, por udha e saj para se te shfaqet ne skenen e Teatrit Kombetar pritet te jete e gjate. "Trojanet" do te flasin shqip keto dite ne nje skene greke, ne festivalin e teatrove, qe mbahet cdo vit ne Virona te Greqise.

Produksion qe tanime mund te cilesohet i suksesshem, por fale nje bashkepunimi qe rezultoi te jete tejet i frytshem me regjisorin e vendit, ne te cilin ka lindur tragjedia. Regjisor i cili na solli nje shfaqje qe nuk na mbylli aspak ne muret e antikitetit. Pasi, sipas tij, "pjesa nuk duhet te ngacmohet, por ajo qe duhet te behet eshte te komunikohet me aktoret per te sjelle ne mendje ngjarjet qe ndodhin sot dhe ne i perjetojme. Ndryshe, nese do qendronim tej, strikt ndaj asaj qe ka pershkruar Euripidi, do te ishim te merzitshem". Kjo nuk ndodhi aspak! Pasi ajo qe ndodhi ne "Trojanet" e premieres se mbremjes se 18 korrikut ishte nje ngerthim, qe u perceptua natyrshem mes antikitetit dhe asaj qe ne sot jetojme. Sukses, por qe pranohet se duhet ende pune per te qene nje shfaqje pa probleme, nese mund te kete vertet nje shfaqje pa probleme.

Kenge labe dhe antikitet grek

Kenge labe ngerthyer me tragjedi antike greke! Kjo pritej, pasi me shume se nje here regjisori pati thene qe kjo ishte edhe nje prej sfidave te tij. Ashtu qe! Troja dhe lufta shkaterrimtare, dhembja e madhe u percuan nepermjet tingujve te polifonise labe. Alket Zaimi eshte ai qe ka kompozuar muziken, por edhe ka punuar me korin per te sjelle nje performance sa me te denje. Per aktoret sigurisht qe eshte veshtire te kendojne, e ca me shume kur behet fjale per polifonine. Ndaj dhe kjo qe nje nga pikat, ku u theksua se kishte teper nevoje per ndryshime e permiresime.

Spektatoret dhe mungesa e personaliteteve

Shkallet e teatrit antik te Butrintit ishin te lakmuarat e mbremjes te se premtes, kur u cel edicioni i 9-te i festivalit "Butrint 2000". Ata qe e ndjekin prej nisjes kete manifestim teatror nuk mbajne mend te kete ngjare qe te jene me se 1500 spektatore ne nje shfaqje. Nje ceremoni e thjeshte, pak fjale per rrugen e festivalit nga drejtori Alfred Bualoti dhe mungese te personaliteteve te ftuar per te ndjekur kete edicion. Ky eshte me pak fjale nje pershkrim i mbremjes se 18 korrikut. Asnje perfaqesues i Ministrise se Kultures nuk qe prezent, ndersa buxheti i kufizuar ka lene larg festivalit artistet e tradites.

Shkaterrimi permes stolash

Shpesh dekori i vetem i shfaqjeve jane muret e teatrit antik. Por "Trojanet" paten edhe shume rremuje nepermjet stolave te shumte te shkaperdisur neper skene, cka personifikoi edhe shkaterrimin. Simbolike qe mban vulen e skenografit dhe kostumografit grek, Angelos Mentis.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›