Aleksandër Peçi, “Mjeshtër i Madh”

“Për kontribute të shquara në modernizimin e mendimit dhe imazhit të kompozicionit shqiptar, kompozitor i një dimensioni të gjerë, analist, studiues dhe autor i një sërë veprash muzikore, me vlera të veçanta në historinë e kulturës kombëtare”, shkruhet në motivacionin.
Mbrëmjen e të premtes, në Akademinë e Arteve Peçi do të vijë për publikun në një koncert ku do të luhen katër vepra të tij: “Koncert për piano dhe orkestër”, “Lotët e Planetit”, "Danci i diellorëve” dhe “Liturgji e Tokës sime”, që i është dedikuar Nënë Terezës. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Pierr Strauch.
Aleksandër Peçi është autori i shumë kompozimeve me një trashëgimi të larmishme muzikore. Ai ishte 14 vjeç kur vendosi të hedhë nota e para në pentagram, ndërsa sot është një nga kompozitorët modernë shqiptarë, “Artist i merituar” që prej vitit 1989.
/Start/E.B/
2011-10-13 14:44