U dënua me 25 vite burg në ’95-n, ekstradohet nga Roma

Zyra e Interpol Tirana bëri të ditur sot se është ekstraduar shtetasi Dashamir Kolgjini, lindur në Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me një vendim të datë 13.10.1995, e ka dënuar shtetasin Kolgjini, me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje për shkaqe të tjera të dobëta“ dhe “Armëmbajtje pa leje”. Pjesa e mbetur e dënimit për këtë shtetas është 21 vjet burg.
Shtetasi Dashamir Kolgjini është shpallur fajtor pasi më datë 23.11.1994, në qytetin e Elbasanit, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Ilir (Rudi) Lazarani, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 03.05.2001, në Itali, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin e Rinasit ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /S.Ll/Start/
2011-10-12 16:26