E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi Zgjedhor ndalohenreklamat qeveritare ne fushate

TIRANE- Komisioni i Reformes Zgjedhore ndryshon nje tjeter kapitull te Kodit rregullat e reja per fushaten zgjedhore dhe transmetimit te saj ne media. Keto rregulla ndalojne tashme edhe ne Kod transmetimin ne kohe fushate te reklamave te institucioneve publike. Pra as qeveria as ministrite e as pushteti vendor nuk mund te publikojne reklama me permbajtje politike pervec informacioneve te procesit zgjedhor. Reklamat politike qe nuk identifikojne qarte porositesin ndalohen te transmetohen.

Kohezgjatja e mbledhjeve te qeverise apo aktiviteteve te tjera qeveritare kur propagandojne programin e partise se Krymenistrit i faturohet minutazhit te vene ne dispozicion te kesaj partie. Koha e pasqyrimit te veprimtarive qeveritare qe lidhen me fushaten zgjedhore perfshihet ne kohen e partise se ciles i perket titullari i institucionit qe zhvillon veprimtarine. Do te konsiderohet veprimtari qeveritare aktivitetet publike qe pasqyrojne ose promovojne politika te institucionit investimet inagurimet e veprave apo pasqyrim i punes. Te tilla konsiderohen dhe mesazhet me natyre politike dhe qe perputhen apo afrohen ne politiken apo programin e subjektit politik te titullarit thuhet ne ndryshimin e ri ne Kodin Zgjedhor.

Ne rast se partite i sjellin vete pamjet e fushatave te tyre per edicionet informative kjo gje duhet specifikuar nga transmetuesi. Kodi sanksionon dhe nje limit kohor per transmetimin e reklamave politike i cili nuk duhet te kaloje 90 minuta per cdo subjekt politik gjate gjithe fushates. Nje kerkese e tille per ta ndryshuar ne Kodin Zgjedhor ceshtjen e reklamave eshte bere ne kushtet kur opozita ne te gjitha keto zgjedhjet e fundit ka akuzuar mazhorancen e djathte se ka shfrytezuar te gjitha mundesite e mundshme madje dhe jashte ligjit per te grumbulluar buxhetin dhe per ta shpenzuar ne vitin elektoral permes inagurimeve fillimit te puneve ne rruge e te lena pergjysme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›