E Diel, 1 Nëntor 2026

Neser Basho ne gjykate AkuzaPagoi 2 vrases ordinere

TIRANE- Dy antena telefonike nxjerrin zbuluar tre autoret e dyshuar te vrasjes se laborantes 33-vjecare Eleni Basho. Dy antena ne Shkoze kane arritur te nxjerrin te dhena te vlefshme per hetimet e policise dhe prokurorise per sa i perket identifikimit te autoreve te kesaj vrasje. Nga te dhenat paraprake antenat tregojne se i arrestuari i vetem per momentin Ilia Basho ne mbremjen e 2 shkurt para se te ndodhte krimi ka komunikuar me dy numra celulare qe per momentin jane ne fazen e verifikimit per te mesuar se nga kush persona jane perdorur. Sipas burimeve prane organit te akuzes kryeqytetase dy numrat aktualisht qendrojne te mbyllur duke e bere te pamundur lokalizimin e vendodhjes se perdoruesve se tyre. Burimet shtojne se eshte vertetuar se Ilia Basho ka kryer telefonata nga ambjentet e kompanise nderkohe personat per te cilat prokuroria ka ngritur dyshimet e saj rreth rolit te tyre ne vrasje kane qene ne zonen e Shkozes shume afer ku ka ndodhur dhe vrasja me tre plumba e 33-vjecares Eleni Basho. Te gjitha keto kane ngritur dyshime te arsyeshme tek anetaret e grupit hetimor te cilet aktualisht jane duke punuar intesivisht per mbledhjen e provave materiale qe do te faktojne krimin e bere ndaj nenes se dy femijeve Eleni Basho. Nderkohe qe te pyetur nga gazeta Shqiptarja.com se sa eshte shuma financiare qe Ilia Basho mund te kete paguar vrasesit e gruas se tij burimet thane se ende nje gje e tille nuk dihet duke hedhur dyshime se personat qe jane paguar mund te jene kontigjent kriminal kryesisht ne grabitje apo krime ordinere.
RENGU
Pas vrasjes se laborantes dhe biznesmenes Eleni Basho policia dhe prokuroria mobilizuan menjehere nje grup hetimor i cili brenda 20 diteve arriti te siguronte prova qe implikojne ne vrasje burrin e viktimes Ilia Basho. Rreth ores 2245 prokuroria e kryeqytetit ka firmosur urdherin e ndalimit per shtetasin e dyshuar si autor te krimit. Mesohet se Basho eshte telefonuar nga oficeret e policise te cilet i kane kerkuar te paraqitej urgjent ne Drejtorine e Policise Tirane pasi duhej te zhvillonin nje seance pyetjesh per shkak te konfirmimit te disa informacioneve te mara ne rruge operative. Kesaj thirrjeje i arrestuari Ilia Basho i eshte pergjigjur pozitivisht ku ne oret e vona te nates ai eshte nisur nga banesa e tij ne Tirane duke u paraqitur ne policine e kryeqytetit. Ketu e prisnin disa oficere te policise dhe prokurori qe drejton hetimet rreth vrasjes se 33 vjecares Eleni Bashos. Sapo eshte ulur perballe grupit hetimor Bashos i eshte komunikuar vendimi per ndalimin e tij per shkak te implikimit ne vrasjen e bashkeshortes se tij.
MOHIMI I AKUZES
Sapo i kane komunikuar urdherin per ndalimin e tij Ilia Basho eshte tronditur nderkohe qe balli filloi ti mbushej me buleza djerse. Oficeret dhe prokurori i kane kerkuar qe te njoftonte nje avokat pasi kete here nuk do pyetej me si person qe ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes por si person ndaj te cilit zhvillohen hetimet. Pas paraqitjes se avokatit mbrojtjes Ilia Basho eshte mare ne pyetje per rreth tre ore me rradhe ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Gjate deshmise se tij 38-vjecari Basho ska pranuar asnje nga pretendimet e grupit hetimor. Ai eshte shprehur se eshte i pafajshem dhe se nuk kishte arsye perse duhet te vriste nenen e dy femijeve te tij. Por pavaresisht kesaj hetuesit kane urdheruar izolimin e Ilia Bashos ne nje nga dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise Tirane.

NESER BASHO NE GJYKATE
Pritet qe diten e neserme i arrestuari per akuzen e vrasjes me paramendin Ilia Basho te dale para gjykates se Tiranes ku do te njihet me masen e sigurimit. Burime prane prokurorise thane se do kerkojne ne gjykate caktimin e mases se arrestit ne burg pasi personi i arrestuar deri ne keto momente eshte implikuar ne vrasjen e bashkeshortes se tij. Prokuroria u shpreh se seancen do kerkojne ta zhvillojne me dyer te mbyllura per shkak dhe te kompleksitetit te ngjarjes.

MARRJA E PARAVE DEumlSHMITEuml KONTRADIKTORE TEuml ILIAS
Kestin e fundit te parave Ilia Basho sipas policise e ka marre me daten 1 shkurt 2012 nje dite perpara se bashkeshortja e tij Eleni te gjendej e ekzekutuar me tri plumba pas shpine prane viles se tyre ne Shkoze te Tiranes. Policia thote se nuk dihet destinacioni i ketyre parave te marra prej bashkeshorteve nese jane kaluar ne llogarine e Eleni Bashos apo kane patur nje tjeter destinacion. Vete bashkeshorti i Elenit Ilia Basho eshte shprehur per mediat se deri tani kishte marre 25 mije euro dhe ngeleshin dhe 75 mije euro per te marre. Mesohet se ne polici Ilia Basho eshte shprehur se parate ia kishte dhene Elenit por nuk ishte ne gjendje te thoshte nese ishin depozituar ne banke apo jo. Pas ketyre deklarimeve ne polici Basho me vone u shpreh per mediat se kishte dyshimin qe vrasjen mund ta kishte kryer edhe dikush qe kishte dijeni se Eleni kishte me vete eurot. Pertej ketij dyshimi te bashkeshortit policia ka te qarte deri me tani se ka qene Ilia Basho personi qe ka marre i pari ne dore kestet e pagesave prej ish-ortakut Bituni dhe jo Eleni dhe ende eshte ne proces verifikimi alibia e bashkeshortit se pasi ka marre leket ia ka dhene se shoqes. Ne kete pike te hetimit policia eshte tejet e rezervuar duke mos ofruar detaje te metejshme.
Shkrimi eshte botuar ne gazeten Shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›