E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksandri në Shkup, Filipi i II në Manastir

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 16:30

Përmendoret e dy figurave më të rëndësishme të perandorisë më të fuqishme të të gjitha kohërave, Maqedonisë, ajo e mbretit Filipi i II dhe djalit të tij, Aleksandrit të Madh, janë vendosur sot në Manastir dhe Shkup.

Pas pritjeve disa vjeçare, mëngjesin e sotëm në sheshin “Magnolija” në Manastir është vendosur përmendorja e Filipit të II-të.

Së bashku me bazamentin, përmendorja e Filipit të II-të është e lartë 8 metra, ndërsa e është punuar nga skulptori, Angel Korunovski nga Velesi.

Në sheshin Maqedonia në Shkup, në bazamentin e saj 10 metra, është vendosur edhe përmendorja gjigante prej 13 metra e Aleksandrit të Madh apo e ashtuquajtura përmendorja "Ushtari në kalë".

Statuja është përfunduar në Firence të Italisë dhe ka kushtuar rreth 5 milionë e 300 mijë euro. Për rreth skulpturës që tregon Aleksandrin mbi kalin e tij Bukefalin, do të vendosen edhe katër luan antik prej bronzi dhe 8 luftëtarë mermeri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›