E Shtunë, 31 Tetor 2026

TI: Ngërçi politik ka ndalur reformat në Shqipëri

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 17:30

Organizata Transparency International deklaroi se ngërçi i vazhdueshëm mes dy partive më të mëdha politike në Shqipëri ka ndaluar reformat më të rëndësishme në dy vitet e fundit dhe bën thirrje për implementimin e ligjeve anti-korrupsion, si kusht për integrimin në BE.

Në raportin më të ri, të publikuar në Bruksel, organizata ndërkombëtare e shoqërisë civile në krye të luftës kundër korrupsionit analizon situatën në Shqipëri, Kosovë Maqedoni dhe Turqi dhe nënvizon se mungesa e vullnetit politik po pengon luftën kundër korrupsionit.

Në raportin e titulluar “Masat anti-korrupsion të BE-së, matja e përparimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Turqi”, nënvizohet se të katër shtetet duhet të bëjnë më shumë për të garantuar zbatimin e ligjeve anti-korrupsion.

Raporti i bën thirrje qeverive të këtyre vendeve “që të ndërtojnë kapacitete dhe të përmirësojnë qeverisjen e institucioneve kryesore.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›