E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk mund ta lë Porton

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 18:19

E ardhmja e sulmuesit Hulk në Porto është bërë e paqartë.

Sulmuesi brazilian po mendon për eksperienca të reja, pasi e udhëhoqi Porton drejt titullit portugez dhe triumfit në Europa League.

“Para se të shkoja në pushime e kam vazhduar kontratën. Por, nëse arrin një ofertë e duhur, për mua dhe për klubin, mund ta merrja në konsideratë”, deklaroi talenti Hulk në një intervistë për ‘Radio Jovem Pan’.

Për Hulk interesim kanë shfaqur disa skuadra të mëdha evropiane, prej tyre edhe Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›