FMN javën e ardhshme me drejtues të ri

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 16:30
Gara për postin e shefit të FMN-së ka hyrë në fazën vendimtare.
Organizata në me seli Washington bëri të ditur se të dy kandidatët, guvernatori i bankës qendrore të Meksikës Augustin Carstens dhe ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde, janë ftuar këtë javë për bisedime prezantuese.
Të martën e ardhshme do të mblidhet këshilli i drejtorëve të FMN-së dhe do të marrë vendim deri të enjten.
Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, dha dorëheqjen nga posti, pas akuzave për përdhunim.