E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alergji nga dashuria

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 13:37

Kur Charlotte Davis takoi burrin e saj të ardhshëm, Dean Strohm, vuri re shfaqjen në lëkurë të njollave dhe sytë filluan të fryheshin papritmas.

E kuptova që Dean do të ishte bashkëshorti im që në momentin e parë që e pashë”, tregon Charlotte për mediat britanike, duke shtuar se menjëherë pas “dashurisë me shikim të parë”, filluan t’i dilnin njolla të kuqe.

Sipas mjekëve, kjo “alergji” ndaj dashurisë shpjegohet me stresin që i ka shkaktuar entuziazmi që ka provuar Charlotte kur ka njohur partnerin e saj. Mjekët thonë se psikika ka lidhje me lëkurën, por që martesa është kura për këtë tip alergjie nuk është konfirmuar ende nga asnjë studim shkencor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›