E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manu Chao në prill, në Tirane

Manu Chao ka vendosur të realizojë një tur ballkanik dhe në të ka përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në muajin prill, pikërisht në datën 10, Manu Chao do të jetë në Prishtinë, por vendi i koncertit ende nuk është saktësuar. Kurse dy ditë më pas, më 12 prill 2011, Manu Chao do të ketë koncertin e tij në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Në “Balkan Tour 2011”, që zhvillohet gjatë gjithë muajit prill, koncerte do të zhvillohen dhe në disa vende të tjera të rajonit. Kështu më 2 prill, Manu Chao do të jenë në Tivoli Hall të kryeqytetit slloven, Lubjanë; Më 4 prill në Dom Sportova, Zagreb – Kroaci; më 6 prill, në Sarajevo / Bosnia në Dom Mladih; më 8 prill në Novi Sad / Serbia, tek SPC Spens, më 14 prill, në Bullgari, Sofia, tek Festivalna Hall, më 16 prill në Bukuresht, Rumani, në Sala Palatului. Kurse në Stamboll, Turqi, Manu Chao do të zhvillojë dy koncerte, më 18 dhe 19 Prill, në Babylon Club. Momentialisht, Manu Chao po zhvillon një tur koncertesh në Brazil. Disa nga këngët e Manu Chao mjaft të njohura e të kërcyera në Shqipëri, por dhe në të gjithë botën, janë “Me gustas Tu”, “Mi vida”, “Klandestino”. Këto dhe të tjera, fansat e Manu Chao mund t’i shijojnë më 10 prill në Prishtinë dhe më 12 prill në Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›