Marimanga me fytyrë njeriu
Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 13:39
Në rezervatin natyror Arna të Anglisë është gjendur një merimangë e rrallë, barku i së cilës i ngjan fytyrës së njeriut, transmeton “Daily Mail”.
Në rezervat kanë gjetur vetëm 40 merimanga të tilla që nga viti 1890.
Kjo është e para që e kemi gjetur në 35 vitet e fundit. Është rastësi e rrallë të shihet një e tillë. E kemi gjetur në një kuti të ndarë dhe ishim shumë të emocionuar”, ka thënë Mark Sigleton, punëtor në rezervat.
Merimanga që ka emrin latin Philodromus margaritatus nuk është e rrezikshme për njerëzit dhe qëndron në pemën e mbuluar me likene. Mund të rritet deri në 5.5 centimetra. Gjendet në Evropën Qendrore e Perëndimore.