Alergjia ndaj kultures
NgaAGRON TUFA
Ne kete vend nuk ndodhin vetem ngjarje te trishta dramatike tragjike e makabre. Ne atdheun tone ka vend edhe per realitete te tjera aspak te ngjashme me zhaurimen e hadit qe na e servirin mediat tona me nje regjim njezet e kater oresh ne cilesine e adrenalines. Ne kete vend ka plot ngjarje te rendesishme arritjesh befasish e kurajoje. Ushqimi yne i perditshem informativ nuk jane vetem realitetet acaruese e psikotropike te rruges qe shumefishohen ne faqet e para te gazetave. Dhe nuk besoj te jete ky i vetmi ushqim qe meriton lexuesi yne. Doza e helmit mund te dobesohej pak edhe me
lajme te tjera te celeta shpresedhenese. Dhe nuk besoj se jemi te afte te prodhojme vetem se kulturen e zise te shantazhit apo teorive te perzishme konspirative. Ne kete vend prodhohet edhe kulture e larte art elitar. Behen perpjekje te vazhdueshme por ne nuk e njohim ate qe quhet rendom heroi kulturor i perditshmerise. Ka perpjekje per te instaluar ne ndergjegjen e qytetarit vetem kulturen e kujes zise renkimit e ankesave a thua se ketu ne kete vend mesdhetar qenkeshim mu ne zemer te ferrit. Nuk eshte aspak ashtu Vetem se duhet pak mund e mendje me e hapet per te konstatuar se nuk jemi aspak mjerane per te na qare kush hallin. Gjemen e bejne ate qe gjemen e kane ne koke Nuk eshte aspak dekurajuese gjendja edhe ne sferen e vlerave tona shpirterore sic eshte letersia per te cilen sot jam i shqetesuar jo per ate vete por per pakujdesine dhe verberine tone qe i kalon prane dhe nuk e veren dot.
Ka nje tradite tashme te formesuar te ngjarjeve kulturore-letrare me te rendesishme per harkun e cdo viti. Nje nder to e nga me te padyshimtat jane edhe cmimet vjetore Letrare Kombetare qe sponsorizon MTKRS duke ia deleguar gjykimin e vlerave artistike nje Jurie te pavarur me ekspertize te padyshimte letrare e shkencore. do vit perzgjidhen autoret dhe veprat me te mira qe shenojne risite dhe rritjen e kultures sone letrare kombetare. Dhe nuk eshte aspak o Zot aspak e vertete qe jurite dhenkan cmime te orientuara politikisht sic mundohet te beje atentat paraprak ne imazhin e Konkursit ndokush qe edhe ajrin e sheh politikisht. Se paku shprehem per jurine e ketij viti ne te cilen kam qene kryetar i saj.
Por cdo vit kam vene re se ndodh e njejta gje ngjarja me e madhe kulturore e vitit ndarja e dhjete cmimeve letrare ne zhanre te ndryshme klasifikohet si informacioni me i padenje nga mediat tona. Njelloj si viteve te tjera edhe kete vit lajmi me i rendesishem vjetor i kultures shqiptare kaloi ne anonimitet te plote asnje gazete pervec Panorames qofte e spektrit te majte qofte e se djathtes nuk denjoi ta permendte as shkarazi si lajm ne faqen e pare. Akoma me keq dy-tri gazeta qe e permendin ne menyre fragmentare te cunget duke zhdukur lidhjen me identitetin e lajmit. Ashtu si shume njerez te kultures ashtu si te gjithe fituesit ashtu si gjithe anetaret e tjere te jurise edhe une jam personalisht i fyer dhe i revoltuar. Sepse ndodhi perseri. Saktesisht sic ka ndodhur edhe ne vitet e meparshme. Faqet e para te gazetave te djeshme jane te mbushura cit me lajme te kreshperuara acaruese me shantazhe politike e makinacione makiavelike. Gjithcka mund te lexosh ne anoncimet e faqeve te para histori hakmarrjesh paralajmerime demonstratash raporte sekrete dosiere per bemat e diktatures epidemite vrasjet grabitjet incestet vetevrasjet sherret e vjedhjet e bankave njerez ne kerkim aksidente automobilistike lotari etj etj. - gjithe pluhurnaja acide e perditshmerise sone dekurajuese. Ne faqet e gazetave tona u jepet rendesi te madhe brekeve te aksh kengetareje apo ngacmimeve seksuale ne Big-Brother por asnje vend nuk gjen ne faqet e para per te shpallur se ne kete katrahure te madhe jane dhene 10 cmimet me te rendesishme Kombetare te Letersise per vitin qe lame pas.
Dje ne fjalen time si kryetar i jurise bera edhe nje thirrje mirekuptuese per gazetaret dhe shefat e tyre qe te gjejne pak vend dhe ta lajmerojne kete ngjarje me dinjitetin qe duhet te meritoje. Nuk kam asgje kunder gazetareve te kultures. Ata e kane kryer detyren e tyre dhe njemend qe ne faqet e brendshme andej nga fundi jepet thelbi i veprimtarise. Por kurrsesi jo ne faqet e para Perse valle ndodh keshtu Mos valle kaq e padenje qenka kultura jone letrare sa te kalohet si material i parendesishem thjesht per te mbushur boshlleqet e gazetave Prandaj nuk eshte cudi kur ne studio televizive dhe faqe gazetash me nje hutim e dileme prej vici ngrihet gjithmone refreni monoton se gjoja ne nuk kemi letersi nuk kemi arritje nuk kemi cilesi nuk kemi emra nuk kemi maja sic kemi pasur fjala vjen ne kohen e arte te shokut Enver.
1.Sindroma e prishjes se festes
Ka nje barriere psikologjikisht te pakapercyeshme per mendesine e politikave redaksionale. Kryeredaktoret nuk e honepsin dot kulturen qe vjen nga libri. Duket qartazi kjo. Libri qe me shume se shkopi i majmunit darvinian e ka krijuar fizionomine morale e kulturore te njeriut te sotem tashme eshte shnderruar ne objekt jo kulti por alergjie. Atij nuk po i lene me vend e kane perzene ne ca shtampa retorike dekorative e ekzotike. Ai shfrytezohet tash si nje detaj zbukurues ne permendje fort te rralla por ne fakt nuk lexohet librit i eshte mohuar roli edukues duke u konsideruar tashme objekt alergjie. Te pakten per drejtues te gazetave tona te cilet me sa duket i ze libri. Atehere cfare qenka e denje po ta perjashtojme rolin e librit Gjithcka tjeter qe ... Zot ruajna
E theksoj nuk qendron problemi ne paaftesine e gazetareve te kultures. Perkundrazi eshte e dhimbshme te shohesh se si shkrime mjaft te bukura jane strukur ne faqet e fundit. Problemi me te cilin ndeshemi eshte qartesisht i thjeshte trysnia dhe ethet e kacagjelimeve politike po erresojne gjithcka po thellojne dhe po e bejne obsesive idene e rrezikshme se nuk ia vlen asgje tjeter te hyje ne komunikim pervec kacafytjes politike pervec melodramave horrorit dhe kronikes se zeze. Ky eshte ai opiumi i vertete i manipulimit te ndergjegjes qytetare. Sepse nese ti pushon se ndertuari komunikimin me gjuhen e perjetshme artistike gjuha me demokratike e njerezimit alterantiva tjeter eshte ligjerimi i demagogeve politike. Njeri ligjerim synon ta eklipsoje tjetrin. Ne mungese te ligjerimit letraro-artistik njeriu bie pre e ligjerimit demagogjik oral te lidershipeve militanteve dhe turmave. Nuk besoj se duhet te modelohemi pro ketij tipi te mbrame ligjerimi. Perkundrazi duhet te distancohemi skajshem te shlyejme zhulin ideologjik te ketij ligjerimi te cilin e kemi akumuluar per gjysme shekulli. Mirepo interesat nuk i caktojme ne. Interesat dhe zgjedhjen e percaktojne instancat mediatike te lidhura me politiken.
Ndiej vertet keqardhje por edhe fyerje njeheresh se si ne nje gazete te perditshme ku punojne ndoshta 2 gazetaret me te talentuara te kultures te shpallej grafikisht e vizualisht gjithe mllefi dhe cinizmi i mjere kunder Konkursit duke iu versulur MTKRS-se ne mungese te ndonje argumenti tjeter. Nuk e di cfare kane pritur te ndodhte ne kete konkurs sufleret e kesaj gazete por duket qartazi se ajo cfare prisnin dhe nuk ndodhi i ka shtyre sufleret e gazetes te hidhen tek varianti rezerve duke krijuar nje kolone te bardhe bosh me efekt vizual. Ne krye te kolones bosh kemi titullin per cmimet letrare dhe ne fund te kolones - nje shenim ku arsyetohet bojkoti institucional ndaj MTKRS per mosinformim te aktivitetit. Kam te dhena se njera nga gazetaret ka qene e lajmeruar. shte tjeter pune ajo se gazetari e ka per detyre te gjeje vete lajmin dhe te informoje lexuesin e vet edhe nese fjala vjen nuk e kane sajdisur. Por sa eshte e vertete Pata rastin ta shoh me syte e mi se nuk eshte aspak e vertete. Lajmerimi paskesh shkuar dhe fakte per kete ekzistojne ne cilesine e proves. Pak a shume agjenda e gazetareve te kultures nis nga sensacioni me i madh dhe te gjithe gazetaret e dine cfare ndodh. I trishtueshem eshte fakti se dhjete fituesit shkrimtare poete studiues e perkthyes qe shenjojne arritjet me te medha te letersise shqipe ne te gjitha gjinite per vitin qe shkoi me shume se sa mospjesemarrja i vret alibia e perdorimit te tyre politik duke pasur ne thelb nje veper krejt apolitike. Sigurisht jo vetem ata. Edhe juria. Edhe Lexuesit. Madje edhe jolexuesit. Sepse ne rastin e pershkruar nuk kemi bojkot te Ministrise edhe pse ky eshte qellimi por te shkrimtareve dhe vlerave te tilla. Ndeshemi me parapelqimin e qendrimit skajshmerisht politik e perkohshmja kundrejt nje produkti artistik apolitik e perhershmja. Sigurisht nuk eshte se keto qendrime trajtime pasqyrime ua ulin apo ua shtojne vleren thelbit te veprave letrare te atyre krijuesve qe u vleresuan me cmime por nje gje eshte e sigurt jemi shume larg nje atmosfere mireseardhese e dialoguese te artit tone perderisa imazhi i tij ne nje menyre a ne nje tjeter percudnohet here nga huqet e suflereve te medhenj politike here nga shperfillja driteshkurter e profaneve. Dhe ne nje atmosfere te tille te helmuar me sindromen e perhershme te prishjes se festes eshte zor te mbrosh te pandotur idene mbi te bukuren. E kjo sipas meje eshte kryefjala e artit dhe e edukimit letrar.