E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burimi i klientokracise shqiptare

/ /

NgaBLENDI KAJSIU

Sistemi klientokratik shqiptar nuk mund te kuptohet i shkeputur nga vete struktura e shoqerise shqiptare. Ai jo vetem e riprodhon kete strukture por eshte edhe nje pasqyrim i drejtperdrejte i saj. Thelbi i struktures sociale shqiptare sot eshte fragmentizimi. Sot nuk kemi ndarje mes shtresave te ndryshme sociale por perplasje mes grupimeve qe nga pikepamja sociologjike i perkasin te njejtes shtrese. Prandaj per te kuptuar se nga buron sistemi klientokratik duhet te kuptojme me pare procesin e fragmentarizimit te shoqerise shqiptare sot.  Gjate njezet viteve te tranzicionit shoqeria shqiptare ka kaluar ne nje proces te vazhdueshem fragmentizimi.  Komunitetet dhe grupimet shoqerore te organizuara horizontalisht dhe me nje identitet te qarte politik e social u shperbene duke u zevendesuar me grupe te perbera nga individe te izoluar nga njeri-tjetri. Me renien e komunizmit u zhduken shtresa sociale si klasa punetore kooperativistet dhe komunitetet lokale. Me fundin e tranzicionit po zhduken edhe shtresat e ish-te persekutuarve politike dhe te ish-pronareve. 
Ky fragmentizim social erdhi si pasoje e kombinimit te pakten te tre faktoreve ekonomik kulturor dhe demografik.  Reforma ekonomike shqiptare ne thelb prodhoi nje proces de-industrializmi dhe nje ekonomi qe bazohet kryesisht tek bujqesia sherbimet dhe vetepunesimi duke eleminuar keshtu kolektivitetet qe jane tipike per prodhimin. Revolucioni kulturor i viteve 1990 e vuri interesin personal ne piedestal duke e kthyer individualizmin ne fene e koheve tona. Se fundi levizjet e medha demografike si brenda edhe jashte vendit shkaterruan komunitetet ekzistuese si ne fshat edhe ne qytet. 
Nderveprimi i ketyre tre faktoreve e ka kthyer shoqerine shqiptare nga nje organizem kolektiv ne nje grumbull individesh ne konkurrence me shume sesa ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Por ndersa per faktoret kulturore dhe demografike qe e kane prodhuar kete fenomen eshte folur mjaft aspekti ekonomik pothuajse eshte injoruar. Ndaj ne kete analize ne do fokusohemi te fragmentizimi social si pasoje e reformes dhe modelit tone ekonomik te zhvillimit. 
Modeli aktual i zhvillimit qe eshte perqafuar ne Shqiperi nga te gjitha partite kryesore politike ka prodhuar dy fenomene te nderlidhura. Se pari ekonomia shqiptare eshte transformuar nga nje ekonomi e industrializuar rende dhe ne menyre ineficente ne nje ekonomi te de-industrializuar ku bujqesia primitive dhe sherbimet jane dy sektoret kryesore te saj. Se dyti ekonomia shqiptare eshte transformuar nga nje ekonomi qe rritej nepermjet prodhimit ne nje ekonomi qe rritet nepermjet konsumit. Sot shqiptaret me shume sesa prodhues jane transformuar ne konsumatore. 
Ndaj theksi sot vendoset tek tregtia e lire qe presupozohet te ofroje cmimin me te ulet per konsumatorin dhe jo tek mbrojta e prodhimit vendas. Keshtu theksi eshte tek lufta ndaj inflacionit qe demton konsumatorin si dhe sektorin e sherbimit financiar dhe jo tek nxitja e prodhimit nepermjet nxitjes se kerkeses. Ndaj sot monumentet e reja te ekonomise shqiptare jane qendrat tregtare dhe jo fabrikat madje edhe ndonje fabrike shume shpejt zevendesohet me qender tregtare.
De-industrializimi dhe theksi tek konsumi kane thelluar fragmentizimin e shoqerise shqiptare. Se pari transformimi i qytetareve nga prodhues ne konsumatore ka theksuar izolimin e tyre social ne raport me njeri-tjetrin. Teksa procesi i prodhimit nxit formimin e grupimeve sociale te organizuara procesi i konsumit stimulon individualitetin dhe fragmentizimin. Se dyti shumica derrmuese e te punesuarve ne ekonomine shqiptare mbi 70 punojne ne biznese familjare me nje ose dy punetore. Si te tille ata nuk formojne nje shtrese te ndergjegjesuar dhe te organizuar sociale. 
Nje situate e ngjashme eshte edhe ne sektorin bujqesor. Per nga pesha qe ze ne GDP bujqesia eshte sektori me i rendesishem i ekonomise shqiptare sot. Ama ne zonat rurale si pasoje e fragmentizimit te tokes si pasoje e mungeses se kreditimit dhe si pasoje e konkurrences se prodhimeve nga jashte bujqesia eshte ende ne gjendje primitive dhe perqendrohet kryesisht tek permbushja e nevojave jetike te fermereve. Per pasoje nuk kemi ende nje sektor te organizuar fermeresh cka kerkon transforimin e bujkut ne fermer qe prodhon me shumice per tregun. Perkundrazi kemi nje numer te madh bujqish individuale qe prioritet kane mbijetesen vetjake.
Ne kushtet e nje fragmentarizimi te tille social eshte tejet e veshtire per partite politike ti drejtohen grupimeve sociale in-ekzistente. Fragmentarizimi social do te thote se politikanet perballen me kerkesa individuale dhe jo sektoriale si p.sh. fermeret punetoret mesuesit pensionistet etj.  Pra cdo individ kerkon nje perfitim imediat personal dhe jo nje politike nga e cila do perfitonte e gjithe shtresa e tij.  Dhe kjo per faktin e thjeshte se si pasoje e fragmentizimit social individet nuk ndjehen pjese e nje shtrese te caktuar. Per pasoje qeverisja ne Shqiperi nuk i pergjigjet interesave te shtresave te caktuara sociale por synon te kenaqe klientela te caktuara. Perfituesit imediate te politikave qeverisese jane individe apo kompani dhe jo sektore te caktuar.
Dicka e tille vjen si pasoje e faktit qe modeli aktual neoliberal i qeverisjes qe si askund tjeter ne Europe eshte zbatuar i plote ne Shqiperi i redukton shume hapesirat politik-berese nepermjet te cilave shteti mund tu pergjigjet nevojave te shtresave te caktuara sociale dhe per pasoje duke i artikuluar keto shtresa edhe politikisht. Ne kete model shteti terhiqet nga shoqeria duke hequr dore nga cdo pasuri dhe aset kombetar duke ia shitur ato kryesisht kapitalit te huaj. 
Aktualisht shteti shqiptar ka pranuar te heqe dore nga mbrojtja e prodhimit vendas duke e hapur teresisht tregun lokal ndaj prodhimeve te huaja. shte hequr dore nga kontrolli mbi kursimet e shqiptareve duke e privatizuar teresisht sektorin bankar kryesisht ne dobi te kapitalit te huaj.  shte hequr teresisht dore nga pasurite minerare duke e privatizuar teresisht kete sektor. shte hequr dore nga sektori i telekomunikacionit duke e privatizuar ate teresisht ne dobi te kapitalit te huaj. Po hiqet dore edhe nga sektori i energjetikes sic tregoi privatizimi i deshtuar i KESH. Ne kuadrin e fushates Shqiperia nje euro qeveria filloi te hiqte dore edhe nga territori duke ia dhuruar pjese te tij kompanive te huaja.
Ne mungese te prodhimit dhe ne mungese te aseteve kombetare qe prodhojne te ardhura shteti shqiptar per te siguruar te ardhura shet vazhdimisht vetveten. Aq sa mund te themi se shteti shqiptar tashme eshte shnderruar ne nje Agjencine Qendrore Shitjesh ku qeverisja reduktohet tek tenderat licencat dhe koncensionet. Nepermjet privatizimit ofrohen asetet kombetare si telefonia energjetika apo lumenjte. Tek investimet e huaja ofrohet Karaburuni importi i plehrave apo Shqiperia nje euro e keshtu me radhe. 
Ky proces shitjesh krijon automatikisht edhe klientelat blerese qe formohen rreth aseteve shteterore dhe kombetare te cilat vazhdimisht dalin ne shitje. Keto jane klientela qe ndajne me qeveritaret dhe partite e tyre politike fitimin e blerjes por qe prioritet nuk kane prodhimin por vjeljen e ketyre aseteve. Partite politike dhe politikanet nga ana tjeter e perdorin pushtetin jo vetem per te kenaqur klientelat ekonomike dhe mediatike qe perftojne nga pushteti i tyre por edhe per te kenaqur anetaresine partiake qe punesohet ne shtet. Ne kushtet e nje ekonomie te fragmentizuar me pak prodhim dhe per pasoje me papunesi te larte shteti pavaresisht reduktimit te vazhdueshem mbetet punedhenesi me i madh ne ekonomi.
Nese politiken e perkufizojme si sistemin e shperndarjes se te mirave materiale dhe jo materiale ndersa ekonomine si sistemin e prodhimit te tyre mund te themi se Shqiperia ka shume politike por pak ekonomi. Jo rastesisht kur flitet per demokratizimin shqiptar ekonomia mungon teresisht. Flitet per mungesen e kultures demokratike per mungesen e zbatimit e ligjit dhe per mungesen e institucioneve te forta por jo per strukturen tone ekonomike qe eshte jo vetem produkt por edhe burim i ketyre mungesave. Diskutimi ekonomik ne sferen tone publike kufizohet nje here ne vit tek debati rreth buxhetit qe ne fakt eshte nje debat mbi shperndarjen dhe jo prodhimin e te mirave materiale.
Ketu duhet kerkuar burimi i nje pjese te mire te klientokracise shqiptare. Klientokracia eshte produkt i perpjekjes sone per te ndertuar nje demokraci pa ekonomi.  Klientokracia eshte nje sistem qeverisjeje qe perqendrohet teresisht tek shperndarja e te mirave materiale dhe pak ose aspak tek prodhimi i tyre. Jo rastesisht rritja jone ekonomike buron jashte nesh si p.sh nga remitancat. Jo rastesisht kjo rritje kerkohet po jashte nesh nepermjet investimeve te huaja.
Ne kete sistem Shqiperia ngjason me nje tepsi byreku te ciles i sulen klientela te ndryshme politike mediatike dhe biznesi shqiptare dhe te huaja secila duke synuar te marre nje cope sa me te madhe. Dikush e zgjat doren vete direkt tek tepsia ndersa te tjere marrin dicka nepermjet perfaqesuesve te tyre politike. Perqendrimi ekskluziv tek konkurrenca per te marre nje cope sa me te madhe nga byreku ekzistues ne vend te bashkepunimit per te bere me shume byrek shkakton edhe perplasje te forta mes klientelave te ndryshme si dhe debate politike se kush e ka radhen te vihet ne krye te tepsise. 
Kemi te bejme me nje rreth vicioz ne te cilin struktura ekonomike prodhon nje strukture politike klienteliste e cila me pas riprodhon strukturen ekonomike nga buron edhe vete.  Pervec faktoreve kulturore dhe demografike pikenisja e ketij qerthulli vicioz eshte politika ekonomike qe eshte perqafuar sot si nga PD edhe nga PS. Thelbi i kesaj politike eshte theksimi i tregtise dhe konsumit ne kurriz te prodhimit si dhe reduktimi i rolit te shtetit ne shites dhe jo shtues te pasurive kombetare. Nje politike tjeter ekonomike eshte nje nga hapat e pare qe duhet hedhur per te dale nga sistemi aktual klientokratik. Pikerisht kete do te trajtojme ne artikullin ne vijim Drejt nje tjeter modeli zhvillimi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›