Alergjike nga sperma e të shoqit, bëhet mama pas 10 vjetësh
Rachel Sadler është protagoniste e një alergjie të rrallë: ajo kishte alergji nga sperma e të shoqit. Për këtë arsye, për 10 vjet më radhë, ajo nuk kishte mundur dot që të bënte fëmijë. Por, tashmë ajo ka realizuar ëndrrën e saj më të madhe dhe ka mundur që të sjellë në jetë dy binjakë. Kjo ka ndodhur pas kurave dhe terapive të shumta në SHBA dhe Meksikë, të cilat i kanë kushtuar më shumë se 80 mijë euro.