E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngët e harabelave janë thjesht shkëmbim sharjesh

Cicërimat e një harabeli janë muzikë për veshët tanë. Por kërkuesit kanadezë thonë se ajo është një formë agresive e shkëmbimit të sharjeve.

Sipas tyre, kjo është një formë e ngjashme me konkurset e rappers-ave, ku shkëmbehen sharje, për të treguar se sa i fortë je. Edhe harabelat veprojnë në këtë mënyrë.

Zogjtë kanë një repertor të gjerë këngësh dhe ashtu si meshkujt, sharjet i përdorin për të rënë në sy të femrave.

Sipas studiuesve, sa më konkurrues ambienti, aq më agresive bëhen cicërimat e zogut. Për më tepër, kur ambienti është konkurrues, repertori i tyre është më i vogël.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›