E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alessandro Del Piero: Jemi në telashe

Roma përmbysi epërsinë e Juventusit duke e mposhtur në Torino, ndërsa kapiteni Alessandro Del Piero shprehet i zhgënjyer dhe nuk i thotë jo shkarkimit të Ciro Ferraras.
"është vështirë të gjej fjalët dhe të vazhdojmë më tutje, por nuk kemi alternativë tjetër. Ky nuk është Juventusi i vërtetë, sepse kjo ishte një ndeshje ku në rastet tjera do ta kishim përfunduar punën", ka thënë ikona e Juves.
I pyetur nëse duhet të japë dorëheqje trajneri Ciro Ferrara, Del Piero është përgjigjur: "Nuk e di nëse duhet të japë dorëheqje dhe nuk dua të mendoj për këtë. Qëllimi im është që të punoj dhe të dëgjoj atë që më thotë ai, dhe si kapiten duhet të bëj gjithçka për të ndihmuar", ka shtuar 35-vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›