Rusi, reshjet e dëborës ndërpresin e energjinë në Kaukazin Verior
Dëborë e madhe ka goditur disa rajone në Kaukazin Verior në Rusi, duke shkaktuar dëme serioze të linjave të përcjelljes së energjisë dhe bllokimit të trafikut në rrugë.
Sipas agjencisë së lajmeve ITAR-TASS, më shumë se 105 mijë njerëz mbetën pa furnizim të energjisë elektrike në më shumë se 30 vendbanime në rajonin Stavropol, në Kabardino-Balkaria, në Ingusheti dhe në çeçeni.
Reshje të mëdha dëbore kanë vazhduar për pothuajse një javë, ku janë bllokuar disa rrugë qarkullimi të makinave. Pesëmbëdhjetë brigada të gjendjes së jashtëzakonshme kanë punuar për të zhbllokuar rrugët nga dëbora, në mënyrë që të vazhdojë qarkullimi i tyre.
"po bie shumë dëborë, por ne po përpiqemi të patrojmë rrugët për mundësinë e qarkullimit. Nëse reshjet e borës nuk do të ndalojnë ne do të vazhdojmë punën për pastrimin e rrugëve", tha menaxheri Shërbimit të Komunitetit Robert Akhubezhev.
Ndërkohë media ruse 24TV channel njoftoi se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 4 qarqe dhe dy qytetet të Kabardino-Balkaria.
Gjithashtu bëhet e ditur se më shumë se 500 punonjës dhe 100 makina borëpastruese janë vënë në dispozicion për të përballuar reshjet e vazhdueshme të dëborës.