Berisha: Shqiptarët poliglotët më të mirë
Gjatë një takimi në rekotarin e Universitetin e Tiranës, kryeministri Berisha ka shprehur rëndësinë e madhe që ka gjuha angleze.
Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së marrëveshjes për mbrojtjen e gjuhes angleze në Universitetin e Tiranës", Berisha deklaroi se shqiptarët janë një komb i lirë dhe si të tillë synojnë standarte të larta.
Dhe një nga këto standarte sipas kreut të ekzekutivit është mësimi i gjuhës anlgeze. Ai deklaroi se përparësia që i jepet kësaj gjuhe nuk i pengon aspak mësimin e gjuhëve të tjera, përkundrazi i bën shqiptarët poliglotë të mirë.
Kryeministri Berisha ka vlerësuar shqiptimin e mirë të gjuhës angleze nga shqiptarët duke ritheksuar se mësimi I saj është një rrugë e sigurt për rritjen e cilësisë.