Alex: Villas Boas, pak respekt për Lampardin

Mbrojtësi brazilian Alex, sot në PSG, është rikthyer të flasë për muajt e tij të fundit në Chelsea. Ndër temat e shumta që kapi në të përditshmen ‘O Jogo’, ai foli edhe për raportet e zbehta ndërmjet Andre Villas-Boas e Frank Lampard.
“Villas Boas nuk është një tip i personit që flet shumë. Është mjaft i mbyllur. Së fundmi kam lexuar komente në drejtim të Lampardit, i cili meritonte më shumë respekt. Historia e Lampardit në Chelsea, e cila zgjat që 10 vjet, meriton një fjalë dhe një shpjegim nga ana e trajnerit. Të gjithë e dimë se sa ka dhënë Frank për klubin”, theksoi Alex.