Zhdukën 6 ushtarë britanik në Afganistan

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka njoftuar se gjashtë ushtarë të saj janë zhdukur dhe mendohet se janë vrarë, pas një shpërthimi i cili ka qëlluar makinën e tyre të blinduar, në pjesën jugore të Afganistanit.
Ministria tha se ushtarët ishin në një patrullë të sigurisë në provincën Helmand, kur makina e tyre u qëllua.
Nëse eventualisht konfirmohet se këta ushtarë janë vrarë, atëherë numri i trupave britanike të vrarë në Afganistan, prej vitit 2001, do të arrijë në së paku 404.