Alex, im atë hebre që jetoi si nazist
Në jetë i takoi të ishte dëshmitar. Të kalonte një fëmijëri mes tmerresh, e madje të mos kishte as një emër të tijin. E mbiquajtën Alex. Ishte hebre. Kaq mjaftonte që asokohe, 74 vjet më parë kur erdhi në jetë, origjina e tij të ishte një mallkim. Gjitha jeta e tij, një rrëfim i pazakontë për ditët e sotme, është hedhur në fletët e një libri. Ishte pikërisht i biri, Mark Kurzem, që e nxiti ta bëjë publik sekretin e ruajtur prej vitesh.
Historia e këtij personazhi nis në një fshat të vogël të Bjellorusisë. Ishte vetëm 5 vjeç kur përjeton masakrën e familjes. Shpëton nga ushtarët nazistë dhe i fshehur pas një peme sheh të ekzekutohen të gjithë. I duhet ta bëjë buzën gjak që të mos bërtasë. Nga larg kap vështrimin e së ëmës, e cila duket se i thotë: Mbathja! Për nëntë muaj i duhet të endet nëpër pyje. Mbijeton në botën e egër, edhe pse i qëllonte shpesh të dallonte në terr sytë e ujqërve të uritur. Bën jetën vetmitare derisa më 1942, zbulohet nga një batalion ushtarësh. Ishte një skuadër filonazistësh që komandoheshin nga Karlis Lobe, një figurë qendrore për të ardhmen e Alex. Djaloshi i vogël, bashkë me hebrenj të tjerë të burgosur vihet me shpatulla pas muri. Do të ekzekutohej. Ndërsa pritej veç një shkrepje që do ta linte pa frymë trupin imcak, Alex u drejtohet ekzekutuesve të tij: Para se të më qëllosh, a më jep një copë bukë?". Kjo pyetje do t‘i shpëtonte jetën. Ose më mirë të thuash do ta çonte drejt një jete që të tjerët e ndërtuan për të. Alex, djaloshi me flokë biondë ishte tashmë një dekor për sytë vrasës të nazistëve. Pa dashje, ai ishte shndërruar në një SS. Pa vetëdije ishte bërë dëshmitar i krimeve makabre. Ishte nazisti më i ri që shihte të pushkatoheshin ata që ia prezantonin si "partizanë". Ata duheshin zhdukur. Ka qenë edhe në zhdukjen e 1600 hebrenjve në sinagogën e Slonim. Mark Kurzem e ka dëgjuar prej të atit dhe e ka përshkruar në librin që i ka kushtuar. Gjithçka ndodhi më 1942. Ai ishte i vogël për të kuptuar, ndërsa grupi i ushtarëve me të cilët kalonte nëpër pyje, nuk e linte të mësonte të vërtetën. "Ishte një ndërtesë - ai nuk e dinte se bëhej fjalë për një sinagogë - e përfshirë e gjitha nga zjarri. Ai shihte flakët të lartësoheshin, ndërsa një ushtarak e shtrëngonte prej dore. Të gjithë të tjerët qëndronin pa luajtur dhe dukeshin të hipnotizuar. ‘Kushedi, ndoshta shihnin edhe shpirtin e tyre të digjej‘, më tregonte më vonë babai. E kuptoi se brenda asaj ndërtese kishte njerëz vetëm kur pa të dilte prej saj një grua me dy fëmijë. Ishin përfshirë nga flakët. Nuk nxirrnin asnjë pasthirrmë. Dukeshin sikur kishin dalë nga një film pa zë. Një ushtar i qëlloi e më pas iu kthye babait duke i thënë: "Partizanë", tregon Kurzem. Në vitin 1949, kur ishte 15 vjeç, djaloshi emigroi në Australi bashkë me familjen që e kishte adoptuar, simpatizantë të nazistëve. Me të mbërritur në kontinentin e ri, studion, punon si inxhinier i Elektronikës dhe martohet. I lindin tre fëmijë, një prej të cilëve Mark, studiues i kulturës japoneze që transferohet në Oksford. Papritur, një ditë i ati do t‘i shkonte në shtëpi për t‘i rrëfyer sekretin e tij të madh. Alex Kurzem i kërkon ta ndihmojë të rindërtojë identitetin dhe emrin e tij. Udhëtimin e gjatë që ndërmori në Evropë në përpjekje për të zbuluar të shkuarën tronditëse të të atit, i cili në të vërtetë quhet Iilya Galperin, Mark Kurzem e hodhi në një libër. E ka titulluar "Maskoti". Një botim i kthyer në bestseller e i përkthyer në shumë vende të botës. Historia tronditëse ka marrë emërtime të ndryshme në vendet ku ka shkuar. Në vendin fqinj, Itali e kanë quajtur "Fëmija pa emër". Mark Kurzem, gjatë intervistave të tij ka shpjeguar se i ati e ka vuajtur shumë sekretin e zbuluar të fëmijërisë së tij. Në një moshë të thyer, i biri tregon se ai është ndier keq jo vetëm përballë komunitetit hebre që jeton në Australi, por ndaj të gjithë botës. "Madje e kanë quajtur edhe si bashkëpunëtor të SS", thotë ai, duke theksuar: "Unë kam treguar një histori të vërtetë që i përket botës, jo vetëm Alex. Para kësaj historie ai ishte një njeri privat me jetën e tij. Këtu nuk ka vend për justifikime, e shkuara nuk mund të fshihet. Por me të mund të përballesh", shton Kurzem, i cili, bashkë me të atin, u bënë personazhe të një historie të jashtëzakonshme.