Drejt "Qytetit të Dashurisë"
Gjithnjë na kanë bërë përshtypje fshatra që mbajnë emra njerëzish. Afër Gjirokastrës, rrugës që të çon për në Antigone do të hasim dy prej tyre. I pari quhet "Arshi Lengo", nga emri i një gjirokastriti të pushkatuar në qershorin e 1944-ës. Më shumë se fshat, ky grumbull shtëpish, të vendosura krejt në rrëzë të Luginës së Drinos, tashmë është një lagje periferike e qytetit. Ndalojmë në qendër të fshatit, atje ku ndodhet busti i njeriut që i ka dhënë emrin. Teksa "përshëndetemi" me heroin e bronztë mundohemi të takojmë ndonjë të moshuar që ua di mirë historinë këtyre shtëpive. Një copë herë rrotullohemi më kot nëpër vapë. Më vonë do të mësojmë se këto ditë të nxehta të fillimqershorit janë shumë të rëndësishme për fshatarët. "Fushata e barit" është në kulmin e saj dhe njerëzia janë shpërndarë nëpër ara që herët në mëngjes. Nga të paktët që nuk ka dalë në fushë është Novruzi, një ish-zetorist që ka një dyqan të vogël në qendër. Në vendin e tij të punës, gjysmëdyqan e gjysmëlokal bëjmë takimin tonë të parë në vendin e kaonëve.
Në vapë me histori të vjetra e të reja
Bashkë me Novruzin, që ndokush prej nesh nga miqësimi i shpejtë ka nisur ta thërrasë "Noke", i hyjmë një muhabeti të gjatë që nis që nga koha e Pirros së Epirit. "Nokja" e di se në këtë vend 2500 vjet më parë kanë jetuar fise epirote me nam, atintanët e kaonët. "Për më shumë duhet të ngjiteni lart në Antigone - na thotë - atje janë ata që merren me këtë punë. Unë di t‘ju them se si është themeluar fshati ynë. Ne këtu kemi ardhur nga zona matanë, kryesisht nga malësitë e Kurveleshit. Në fillim janë vendosur baballarët tanë, pastaj kemi ardhur ne të tjerët. Zona nga vinim kishte pak tokë. Ne po kishim marrë pjesë në luftë e ishim dëmtuar shumë prej saj. Prandaj u organizua ardhja e prindërve tanë këtu. Kështu lindi fshati ynë. Tani, kohët e fundit, kanë ikur një palë e ka zbritur një palë tjetër nga zonat më malore. Besoj se kjo ka ndodhur me të gjitha fshatrat që janë afër qyteteve".
Ndërsa flasim për fshatin që lindi nga asgjëja kemi përballë Gjirokastrën hijerëndë. "Hija" e saj nuk do të na ndahet gati gjatë krejt rrugës deri thellë në Lunxhëri. Njëri prej nesh kujtohet të pyesë "Noken": Po përse ia vunë emrin fshatit Arshi Lengo dhe jo ndonjë emër tjetër? Bule Naipi ta zëmë… "Nokja" vë buzën në gaz: Kush i dinte atëherë ato punë more djema. Po mbase ka pasur ndonjë njeri të afërt në pushtet atëherë dhe kështu…
Në të dalë të fshatit na bën përshtypje një fole e braktisur zogu mbi një pemë të lartë. Poshtë saj një grua është duke vaditur kopshtin me zarzavate. "Mos u çudisni - dëgjojmë një zë pas nesh - pema ka kohë që është tharë dhe kështu zogjtë e braktisën shtëpinë e tyre". Njeriu që flet është i zoti i shtëpisë, Myslymi, një mesoburrë i nxirë fort nga dielli. Myslymi është njëri prej atyre të "palës që kanë zbritur kohët e fundit", të cilët na i kishte përmendur "Nokja" vetëm pak minuta më parë. "Deri para pak vjetësh jetonim në Ballaban të Përmetit. Vend malor, mezi e mbanim bagëtinë. Mora vesh një ditë që shitej kjo tokë këtu dhe erdha bashkë me familjen. Tani jemi më mirë. Lodhemi vërtet, por ama jemi në fushë dhe puna ia vlen".
Ndërsa dëgjojmë jetën e vështirë të Myslymit, përballë nesh Gjirokastra e vezulluar nga dielli i fortë, është bërë, kushedi se përse, edhe më hijerëndë. Nganjëherë na duket si një zonjë e madhe që shikon me indiferencë fatet e njerëzve që vërtiten në këmbët e saj.
Gruaja apo burri mbi mushkën e vetme?
Si "kolovitemi" vetëm pak minuta mbi një xhade të pluhurosur mbërrijmë në një fshat të madh. Këtu është qendra e komunës. Fshati quhet "Asim Zeneli" në kujtim të heroit të betejës së Mezhgoranit. Këtu thuajse çdo gjë quhet "Asim Zeneli", shkolla, rruga. Busti i heroit duket se e ka vendosur njëherë e përgjithmonë vulën mbi çdo gjë që gjallon në fshat. Eshtë një fshat i mbarë. Me rrugë të asfaltuara, me shtëpi të mbajtura mirë. Duket se është ndërtuar dikur mbi bazën e një plani të menduar mirë. Afër një grumbulli gurësh, ku është vendosur një tabelë që kujton paraardhësit e fshatit të sotëm, shfletojmë një libër të profesor Arqile Bërxholit, gjeograf i njohur, para së gjithash një lunxhiot i lidhur fort me vendin e tij. "Fshati ‘Asim Zeneli‘ - shkruan profesori - është fshat i ri. Rrënjët e tij u hodhën në vitin 1947 kur disa banorë nga fshatrat e Kurveleshit: Lekdush, Gusmar, Progonat, Rexhinë, Golem u vendosën këtu me bagëtitë e tyre dhe formuan kooperativën blegtorale, duke qenë i pari institucion ekonomik i këtij lloji në Shqipëri… Më vonë, në ‘Asim Zeneli‘ zbritën edhe disa banorë të tjerë të ardhur më herët e vendosur në kullotat e Gjonoshatit. Banorët e ardhur - vazhdon profesor Bërxholi - si për nga tradita edhe feja nuk kishin fare lidhje me Lunxhërinë. Ata vinin nga një krahinë tjetër etnografike me tradita e psikologji sociale tjetër dhe të gjithë ishin të fesë myslimane. Megjithatë, si të ardhurit edhe vendasit arritën të integrohen në mënyrë të mrekullueshme… të ardhurit në ‘Asim Zenelin‘ e mëvonshëm ishin vërtet nga një krahinë, por nga disa fshatra pa njohje mes tyre, me zakone e tradita krejt të tjera nga ato të Lunxhërisë. Midis tyre shquante ajo e trajtimit të femrës në përgjithësi e të gruas në veçanti. Ndërsa në Lunxhëri gruaja, në pamundësi të dy kafshëve të ngarkesës do të udhëtonte hipur në mushkë dhe burri do ta hiqte atë; në Kurvelesh burri do të udhëtonte hipur në mushkë e gruaja do të vinte prapa ngarkuar me dru. Madje, ky mentalitet ishte ngulitur edhe te të rinjtë. Për këtë organizmat shtetërorë dhe politikë më 10 gusht 1967 organizuan një debat masiv në fshat në formën e një referendumi për t‘i hequr litarin gruas. Në këtë kuvend pati debate të shumta, megjithëse diçka ndryshoi. Më vonë, në interes të këtij synimi u organizua një ‘demonstrim publik‘ ku djem të fshatit së bashku me ish-kryetarin e kooperativës, u ngarkuan me dru si gratë dhe i ranë fshatit përmes. Pati romuze, pëshpëritje, ndonjë të qeshur përçmuese, por së fundi referendumi doli me një ‘betim‘ që theu konceptet…".
Në qendër të fshatit, porsa kemi dalë në një punishte shumë piktoreske qilimash, ku disa gra nga fshati vazhdojnë traditën e vjetër të avlëmendit, hasim një mik të vjetër. Luan Sejdini është gazetar e historian. Jeton në Sarandë, por ka të drejtë të krenohet në një pikë. "Nga të gjithë këta që sheh rreth e rrotull - bën shaka Luani - vetëm unë mund të quhem epirotas i vërtetë, si ata të lashtët, kaonët apo atintanët. Unë kam lindur në qendër të Antigonesë. Atje e kam vendlindjen. Pastaj kemi ardhur këtu në fshat". Luani ka dalë në jetë vërtet në një vend të rrallë. Bash e në zemër të rrënojave të Antigonesë antike. Familja e tij në fillim ishte vendosur në stanet lart mbi fshatin e sotëm. Në një kasolle të thjeshtë çobanësh lindi Luani. "Kurse tani do t‘ju çoj në shtëpinë ku kemi jetuar. Eshtë këtu afër", nga fton "kaoni" dhe brenda pak minutash ndodhemi në hijen e një arre të stërmadhe. "Kjo arrë ka qenë këtu që në kohën kur ndërtuam shtëpinë dhe zbritëm poshtë në fshat që nga Antigonea", na thotë Luani ndërsa përkulemi të futemi në hijen e arës së stërmadhe, degët e së cilës prekin tokën. Në shtëpinë e vjetër të Luanit takojmë edhe Gaço Hodajn, i njohur nga të gjithë në "Asim Zenel". Gaço ka qenë shoferi i parë i kooperativës dhe asokohe kjo punë qe me rëndësi të madhe. Luani dhe Gaço për një copë herë kujtojnë kohët kur burrat e fshatit mbanin ende qylaf me majë të gjatë dhe kur në shesh cigarja e dredhur ndizej me eshkë. "Eh - psherëtin Gaço - ishin burra tamëm ata të qëmotit". Pas do kohësh kthejmë një copë herë në shtëpinë e Gaços. Nënë Lufto, e shoqja, është bërë ca merak. "Po ku humbe more burrë?! Ke tërë ditën i ikur", i drejtohet të shoqit. Plaku ngre supet si i zënë me faj: "Po ja moj e uruar, me këta gazetarët, po shihnim fshatin". Kur na sheh edhe ne në derë portreti i plakës merr një shprehje të ëmbël. Krejt ndryshe nga emri i saj luftarak.
Me Xhekun
Në daljen lindore të "Asim Zenelit" rruga nis të bëhet e përpjetë. Tashmë kemi nisur të hyjmë në zonën tradicionale të Lunxhërisë së Poshtme. Fshati i parë në rrugë është Krina. Një fshat tipik lunxhiot, shumë kohë më parë çiflig i familjeve të mëdha gjirokastrite. Tani është një fshat me pak shtëpi. Duket sheshit se shumica e banorëve kanë ikur në emigracion. "Pas vitit 1990, megjithëse u krye shpërbërja e sistemit kooperativist dhe njëherësh ripronësimi i tokës e blegtorisë, me hapjen e kufijve, në fshat mbeti vetëm 1/3 e popullsisë banuese, të tjerët edhe me familje emigruan në Greqi. Familjarisht emigruan sidomos familjet vllahe", shkruan profesor Bërxholi në librin e tij.
Fshatin e gjejmë krejt të heshtur. Vetëm në një shtëpi dëgjojmë zhurmën e një çekani. Trokasim në fillim si me ndrojtje, por shumë shpejt kemi zënë një mik të mirë. Ky është Zaharaq Londi, 57-vjeçar. Si shumë të tjerë edhe ky jeton në Greqi. Ne kemi fat, miku ynë ka ardhur të qëndrojë disa kohë sa të bëjë disa punime në shtëpi. Zaharaqit ia ka ënda që ta thërrasin "Xheku". Ky Xheku i Krinës është edhe epitrop (një lloj kujdestari) i kishës së Shën Kollit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg qendrës së fshatit. Një çelës i stërmadh rrotullohet dy herë në bravën e rëndë të derës së kishës dhe ja ku jemi përballë një ikone të madhe të Shën Kollit, mbrojtësit të fëmijëve dhe të të vobektëve. Xheku na rrëfen gjerë e gjatë se si kanë ndërmend që të bëjnë rrethimin e kishës me mure të gurta "si kanë qenë qëmoti". Në ikonostasin e vjetër ikonat e reja feksin ca më shumë se ç‘duhet. Xheku ndez qirinj dhe marrim udhën së bashku të ngjitemi më lart.
Në Tranoshishtë, një tjetër fshat lunxhiot, nuk do të qëndronim gjatë sikur të mos na kishte dalë Xha Polo dhe i vëllai i tij, Qendro. "Nuk e kemi zakon të na vijë miku deri te porta dhe të mos e ftojmë brenda", thotë Xha Polo. Kështu mësojmë se Tranoshishta është e njohur për burimet e saj ujore. Vetë Gjirokastra, ai qyteti hijerëndë që vazhdimisht na shfaqet para syve, merr ujë që këtej. "Nga vjen emri Tranoshishtë?", e pyesim Xha Polon. "Ka disa mendime more djema - na përgjigjet plaku - po më mirë shikoni te libri i Arqilesë". Kështu e nxjerrim edhe një herë librin e profesor Bërxholit dhe lexojmë: "… Disa të dhëna në formë legjende thonë se fshati e mori emrin prej një komandanti ushtarak, të kohës së lulëzimit të Antigonesë të quajtur Tranos. Por, ndonjë dokument, qoftë edhe të tërthortë për këtë nuk ka. Nga konsultimi i fjalorit etimologjik të gjuhës greke del se po të marrim dy pjesësh emrin Tranos do të thotë ‘i madh‘ ose ‘grumbull pemësh‘ ose ‘depo ushtarake‘. Por është edhe fjala ‘stas‘ që do të thotë ‘qëndrim‘. Prej këtej mund të themi se domethënia më e mundshme është ‘vend-komandë‘ ose ‘qëndrim i komandantit‘…". Regjistrimi i 2001-it për këtë fshat shënon: 86 vetë popullsi banuese. 54 vetë popullsi prezente. Pas pak ndahemi me dy nga këta 54 vetët dhe marrim udhën për më lart, për në Saraqinishtë.
Fshati që nuk pret "nga lart"
Nuk kanë kaluar veçse pak minuta dhe bashkë me Xhekun jemi në Saraqinishtë. Në fillim ndalojmë në një kishë të vjetër. Edhe kjo i dedikohet Shën Kollit. Kisha është e mbyllur dhe ne vetëm mund të shijojmë muret e saj që janë bërë krejt të grinjta, njësoj si hirosja që marrin shkëmbinjtë e vjetër sa më shumë rrebeshe përplasen mbi ta. Pastaj ngjitemi lart në fshat. Xheku, miku ynë, i njeh mirë banorët e këtyre anëve. "Do Perëndia janë në shtëpi nja dy burra që kam ndërmend unë, se njerëzit tani edhe lëvizin", flet Xheku si ndër dhëmbë. Në fakt, njeriu i parë që takojmë në Saraqinishtë është një plakë e imët. Mezi merremi vesh me të. Plaka flet një gjuhë të çuditshme gjsmëshqip e gjysmëvllahisht. Prej kohësh shtëpitë e braktisura të Saraqinishtës janë ripopulluar nga banorë vllahë. Tani fshati përbëhet në një pjesë të madhe pikërisht nga këta. Nga plaka nuk mësojmë shumë gjëra. Marrim vesh se quhet Polikseni, se fëmijët e saj janë të gjithë në "Gërqi" dhe mësojmë edhe një gjë tjetër fort të rëndësishme: edhe në vllahisht rakisë i thonë njësoj si ne, raki. Këtë të fundit e marrim vesh teksa plaka nuk na ndahet me tabaka në dorë për të na qerasur me një karamele dhe me një kupë të vogël raki.
Shpresat e Xhekut tonë realizohen. Në fshat janë ata burrat të cilët ai i kishte në mendje në krye të udhëtimit. Kështu takohemi me Niko Bogën dhe Vasil Netin. I pari është nga ata lunxhiotë që jetojnë në qytet, por verën e kalojnë në fshatin e tyre. Shtëpia e Nikos është një ndërtesë e rëndë prej guri. Mbi njërën prej dritareve lexojmë "1901". Shtëpia mbahet mirë. "Kështu është kur banohet - thotë Niko - sikur të na i ketë lexuar mendimet - shtëpitë janë si njerëzit. Po nuk lëvizi gjë brenda, aha, e mori lumi…". Bashkë me Nikon dhe Vasilin bëjmë një shëtitje në fshat. Në krah të kishës së re të Saraqinishtës, asaj të Shën Mërisë, na bën përshtypje një godinë dykatëshe, e fortë, por e braktisur. Çatia e saj ka kohë që nuk është më. "Kjo këtu ka qenë shkolla e fshatit - thotë Vasili - gjyshi im e pat ndërtuar si dhuratë për fshatin me një pjesë të parave që solli nga emigracioni". Këtu mësojmë se ka qenë një traditë e vjetër në fshat bërja e punëve bashkërisht. Lart, mbi fshat, në anë të një kroi, e kanë zakon të mblidhen burrat e fshatit, ata që kanë mbetur, të paktën. Një krua i vjetër vazhdon të rrjedhë me të njëjtin ritëm shekullor. Në krah të tij është ndërtuar një tjetër. Duket sheshit se është fare i ri. Gurët e tij ende nuk janë veshur nga myshku. Çezma e re është ndërtuar nga vetë fshati. "Kush ishte jashtë pagoi 30 euro, kush ishte këtu 3 mijë lekë", me ato para u paguan ustallarët që bënë çesmën", na thotë Niko. Ky nuk është rasti i vetëm në fshat. Teksa kthehemi miqtë na tregojnë një rrugë të betonuar. "Këtë rrugë e ka bërë vetë një djalë i fshatit, Aleks Godo. Jeton në Greqi, por rrugën në lagjen e vet e bëri ama. Para kësaj mezi kalohej në këtë rrugë", Niko nuk e fsheh kënaqësinë.
Fshati vërtet "nuk pret nga lart", porse disa punë edhe nuk mund t‘i bëjë dot. Vasili na ndalon para një porte të vjetër, të stërmadhe, gati-gati si një portë kalaje. "Kjo është një portë qindravjeçare. Të parët e mi e ruajtën si sytë e ballit, derisa u shpall monument kulture. Ka shumë vite që nuk është vënë më dorë mbi të", na thotë Vasili i trishtuar. Ne mrekullohemi dhe mërzitemi në të njëjtën kohë. Mrekullohemi nga pamja e kësaj porte të gurtë ku janë gdhendur simbole të çuditshme, më e para nga të gjitha gjarpri i shtëpisë. Mërzitemi kur shikojmë se si është epur rrezikshëm dhe vrasim mendjen nëse do ta gjejmë ende në këmbë në udhëtimin tonë të ardhshëm në këto anë.
Sërish u hyjmë atyre diskutimeve të gjata për origjinën e emrit të fshatit dhe sërish na hyn fort në punë libri i profesor Bërxholit. Në të lexojmë: "…Emri Saraqinishtë, po të mbështetemi tek etimologjia greke do të thotë ‘saraje‘ dhe kjo është e besueshme për vetë karakterin tepër cilësor të ndërtimit të hershëm të saj. Por, mund të thotë edhe ‘vendi i dhimbjeve‘ (sarakas), çka edhe ky emërtim është i disi i besueshëm për vetë fatkeqësinë që pësoi qyteti i Antigonesë… Ka edhe një mendim se mund të rrjedhë nga sllavishtja që do të thotë ‘kasolle‘, ‘shtëpi të ulëta‘. Një gjë e tillë ndoshta është e mundur për ndërtimet e hershme pas rrënimit të Antigonesë…". Përfundimisht, punë fort e ngatërruar kjo e emrave. Ky ishte konkluzioni i përgjithshëm.
Në të ngrysur e lëmë pas fshatin dhe udhëtojmë drejt një shkëmbi të thepisur, që duket sikur dikush e ka vendosur me dorë. Vendasit e quajnë Spile, nga greqishtja (spile - shpellë). Makina jonë qëndron në mes të një livadhi. Nuk mund të shkojë më tej. Ecim pak në këmbë, kapërcejmë një përrua të thellë dhe përballë nesh shfaqet një pamje e veçantë. Një shkëmb i kuq i prerë thikë, një kishë e vogël në skaj të tij dhe një kishë e vendosur krejt në zemër të malit, në njërën prej guvave të tij të shumta. Disa rrënoja muresh që kanë mbetur pa shkuar poshtë në përrua na kujtojnë se këtu duhet të jemi në territorin e një manastiri dikur të fortifikuar. Xheku na shpjegon se kisha e poshtme është kisha e Shën Mërisë, ndërsa kisha në shpellë është e Shën Kollit. Të dyja i përkasin shekullit XVIII. Të dyja janë ndërtuar nga "arhondët" (pasunarët) e Saraqinishtës. Të dyja, për fat, kanë shpëtuar.
Në Antigone, mes paganëve
Në Antigone shkojmë një ditë më pas. Na shoqërojnë dy miq të vjetër. I pari Engjëll Serjani, Lushi për miqtë, është drejtor i Parkut Arkeologjik të Antigonesë. I dyti, Dhimitër Çondi, arkeolog, ka një jetë që njihet me rrënojat e këtyre anëve. Të dy janë të zënë me një festival që pritet të fillojë pas pak minutash. Është hera e tretë që Lushi dhe njerëzit e tij organizojnë një takim ku grupe nga gjithë Jugu pasqyrojnë rituale pagane, aq të lashta sa mbase edhe vetë Antigoneja. Ceremoniale dasmash, lojëra popullore, rite të lidhura me shtegtimin e bagëtive, xhinde dhe djaj, valle të vjetra, të gjitha parakalojnë në mes të qytetit që lindi si dhuratë dashurore.
Bashkë me Lushin e Çondin e kujtojmë edhe një herë historinë e qytetit që jetoi vetëm 130 vjet.
Pirro (318 para Krishtit - 272 para Krishtit), mbreti i Epirit ka pasur një jetë të trazuar që në fëmijërinë e tij. Njeriu që u bë komandant vetëm kur ishte 13 vjeç, më vonë u dërgua si peng te Ptolemeu i Egjiptit nga Demetri i Maqedonisë. Ishte vetëm 17 vjeç, por menjëherë ra në sy të Berenikës, gruas së tretë të Ptolemeut, e cila e lidhi me të bijën, Antigonën. Kështu lindi historia e këtij qytetit të çuditshëm. Ishte thjesht dhurata që një burrë i madh i bënte gruas së tij. I fuqizuar nga martesa, Pirro, në vitin 298 para Krishtit, u kthye në atdhe ku zuri sërish postin që dikur ia kishin marrë me tradhti dhe vrasje. Në fillim sundoi bashkë me kushëririn e tij, Neoptolemin. Ky shumë shpejt vdiq i helmuar. Thuajse në të njëjtën kohë vdes edhe Antigona, dashuria e madhe e Pirros. Qyteti pati fatin e keq të ishte në mes të rrugëve ku kalonin ushtritë ndërluftuese, më së shumti romakë e maqedonas, gjatë një kohe shumë të trazuar. Në vitin fatal 167 para Krishtit antigonasit u bashkuan me mollosët në krah të maqedonasve kundër Romës. Po në atë vit Perseu, mbret i maqedonasve, u mund keq nga romakët. Pas kësaj, sikurse shkruan Tit Livi, konsulli romak, Paul Emili mori urdhër nga senati që të shkatërronte të gjitha qytetet e Epirit që kishin kaluar në anën e maqedonasve. Fati i Antigonesë ishte vendosur. "Qyteti i dashurisë" u shkatërrua dhe u dogj krejtësisht. Një pjesë e vogël e banorëve arriti të shpëtojë, por pjesa më e madhe u shitën si skllevër. Antigonesë do t‘i duhej të priste arkeologët.
Çondi ka qenë prezent në verën e 1964, kur Dhimosten Budinës i ndriti fati, teksa punëtorët e tij zbuluan disa kopsa të vogla prej bronzi ku shkruhej fare qartë "Antigoneon". Ishin duke gërmuar në banesën e një bakërxhiu. Nuk kishte dyshim se ato kopsa, që shërbenin si fletë-votimet e sotme, ishin prova që Antigonea ishte pikërisht këtu, në kodrën e Jermës pranë Saraqinishtës. Çondi preket kur e kujton atë kohë. "Budina nuk dinte se ç‘të bënte nga gëzimi. Kemi festuar deri vonë në darkë", tregon arkeologu i vjetër me sytë e mbërthyer mbi rrënojat ndërtesës.
Na duhet të ikim drejt qendrës së qytetit të vjetër. Festa bëhet gati të nisë. "Qyteti i dashurisë" befas është mbushur nga qindra vetë. Kishte kohë që nuk kishte parë kaq shumë njerëz.
(Për këtë reportazh u përdorën materiale nga: Neritan Ceka, Udhëtim në kështjellat ilire, Migjeni, Tiranë 2006; Arqile Bërxholi, Lunxhëria Mjedisi-banorët-ekonomia-vendbanimet, Qendra e Studimeve Gjeografike, Shoqata Shqiptare e Gjeografëve "Pandi Geço", Tiranë 2007).