Alexandre Rockwell, një film në Shqipëri
06/12/2008 Shqipëria i krijon ndjesinë e Nju-Jorkut 20 vjet më parë. Për regjisorin Alexandre Rockwell është interesante të ndodhet në një vend “ku zbulon vetveten, ku mund të bëhesh i ri dhe të bësh diçka të re”.
I pranishëm në Tiranë në festivalin ndërkombëtar të filmit, TIFF, bashkë me skenaristin Brandon Cole, Rockwell ka prezantuar para publikut mbrëmjen e së enjtes filmin e tij “13 Moons”. Porse arsyeja e ardhjes së tij në Tiranë është më tepër se kaq.
“Vitin e kaluar një konflikt në programacion e ndaloi TIFF-in në shfaqjen e legjendës amerikane-indiane të Alexandre Rockwell. Këtë vit juria e çmimeve fituese vjen në Tiranë të prezantojë një film të ri në bashkëpunim me ‘Ska-Ndal Productions’”, - vërejnë organizatorët e TIFF-it.
Bashkë me skenaristin Brandon Cole, Rockwell ka filluar udhëtimet në Shqipëri për realizimin e një filmi. Dhe për këtë po bashkëpunojnë edhe me Genc Përmetin, i cili, ashtu si Cole, do të jetë në rolin e skenaristit.
Për Përmetin, një nga organizatorët e TIFF-it, ardhja në Tiranë e këtij regjisori është një ngjarje e veçantë, aq sa thekson se një nga qëllimet e hershme të festivalit ka qenë që të ishte i pranishëm ky regjisor.
“Doja që Rockwell të ishte i pranishëm kur pashë për herë të parë ‘In the soup’, fitues i ‘Sundance Film Festival’. Ai është një nga regjisorët më të mirë, avangardë e rrymës së re të kinemasë amerikane të pas ’90-s”, - cilëson Përmeti.
Edhe Rockwell pohon se ata “gjuajtën” Shqipërinë 10 vjet më parë e që nga kontaktet e para me Përmetin kanë filluar të mendojnë për këtë film. “Duam të realizojmë një histori ideja e së cilës përshtatej me këtë vend. Jam shumë i lumtur të bëj këtë film. Është vend perfekt për të treguar këtë histori”, - thotë regjisori, edhe pse nuk mund të rrëfejë shumë për projektin, i cili është ende në fazat e para. Kanë vendosur ta quajnë “Sex Wrestles” dhe ngjarjet i “vërtitin” si në një cirk, në një grup njerëzish që ndihen të vegjël, të parëndësishëm dhe nisen në kërkim të një vendi të ri. Të një vendi ku të ndihen të rinj, të freskët. Pikërisht këtu fillon historia.
“Gjetja” është se drejtuesi i këtij grupi ai që Rockwell e quan “promotori”, është me origjinë shqiptare. “Nëse gjërat shkojnë mirë, mendojmë se skenarin do ta mbarojmë shpejt”, - shpjegojnë artistët, duke theksuar se në mbi 75 për qind të tij filmi realizohet në Shqipëri.
“Sex Wrestless është një ekzagjerim i kulturës amerikane, Amerika e futur në një kuti konservash e hedhur, e përplasur në Shqipëri”, - përkufizon Cole.
Nënvizojnë sërish se Shqipëria i krijon një ndjenjë lirie, dhe kjo i jep oksigjen. “Të bësh kinema, është si një lloj dialogu. Ashtu si kinemaja evropiane komunikon e sheh nga kinemaja amerikane, ashtu ndodh dhe me këtë kinema. Kinemaja është pa kufij.
Vendi juaj më jep një ndjenë lirie, ku nuk kam presion si autor. Jam si fëmijë. Dua të shoh gjithçka: një makinë që kalon, një stendë pas së cilës ka fruta, pas saj diku është deti... Po filloj të krijoj imazhe”, - shprehet regjisori Rockwell, sipas të cilit skenari i filmit është metaforik, por pavarësisht kësaj sukses do të kishte nëse audienca do të vinte ta shikonte filmin.
Për skenaristin Brandon Cole vetë Shqipëria është një lloj gjetjeje. “Për shumë vjet mundohemi të krijojmë një botë ku persona si ne kanë mundësi të gjejnë vende të bukura si Shqipëria, ku ka një mënyrë tjetër jetese nga jona”, - thotë ai ndërsa cilëson se janë “të virgjër” në këtë udhëtim. “Është një udhëtim ku duam të eksplorojmë, të marrim informacion”.
Pjesë e këtij udhëtimi është edhe njohja e kinemasë shqiptare, fare pak e njohur prej tyre.
“Për ne ngjarje si festivali janë të rëndësishme. Është shumë e vështirë të shohësh në SHBA filma shqiptarë.
Sot festivali mbase është i vogël, por nesër do të jetë i madh. Nuk ka rëndësi hapësira. Për mua festivale si ky japin mundësi për të parë një eksperiencë që nuk do të ekzistonte pa këtë punë dhe është e rëndësishme”.
Kurse skenaristi Cole i quan të mërzitshme festivalet e mëdha, që në të shumtën e rasteve përqendrohen tek yjet e Hollivudit. “Në festivalet e vogla vijnë zakonisht njerëz që e duan vërtet kinemanë dhe është diçka më e mirë dhe kontaktet janë më njerëzore.”
“13 hënat” në Tiranë
Steve Buscemi (Resevoir Dogs) është Bananas, një kloun i stresuar që ka kaluar një natë të keqe në Los Anxhelos. Pas një zënie midis ish-gruas së tij dhe së dashurës, Buscemi kërkon ndihëm e një garanti (David Proval) dhe televizionin e tij të njëanshëm (Peter Dinklage) në tregimin absurd komik të Alexandre Rockwellit.
Pak për Rockwell
Kineasti i lindur në Boston (Masaçutsets) ka studiuar në kinematekën franceze “Frankois” ndërsa jetonte në Paris. Rockwell drejtoi filmin e tij me metrazh të gjatë “Lenz” në vitin 1981, ndërsa filmi i tij “Heroi” (1984) fitoi çmimin special të jurisë në festivalin e filmit në Amerikë. Suksesi më i madh i Rockwell erdhi me fitoren në Sundance Film Festival të filmit “In the Soup” në vitin 1992, një film komik bardh e zi të luajtur nga Steve Buscemi, i cilësuar si një producent i vuajtur. Rockwell vazhdoi me filmin “Të duash dikë” më 1994 si dhe një pjesë të komedisë “Katër dhomat” (1995), e drejtuar së bashku me Allison Anders, Robert Rodriguez dhe Quentin Tarantino. Rockwell ka vazhduar të bëjë filma duke punuar kryesisht me aktorin Steve Buscemi, i cili luan rolin kryesor edhe në “13 hënat”.