Vendi ynë i pari në Evropë për shifrat e larta
06/12/2008 Vdekshmëria foshnjore
Pavarësisht masave të marra për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, sërish vendi ynë parqet një nivel të lartë dhe alarmant të vdekshmërisë foshnjore. Madje, shifrat e renditin Shqipërinë si vendin e parë në Evropë për vdekshmërinë foshnjore në rang kombëtar (25-35 raste për 100 mijë banorë). Shkaqet kryesore janë mungesa e informacioneve dhe kujdesi jo i duhur ndaj shëndetit të nënës dhe fëmijës. Teksa vetë organet zyrtare të shëndetësisë kanë pohuar se ky tregues vjen si shkak i shërbimit të ulët të personelit shëndetësor mjek dhe infermierë. Situata më e rëndë paraqitet në rrethet e largëta të vendit, ku shifrat janë edhe më alarmante. Megjithatë, për të ndihmuar në uljen e shifrave, një projekt-pilot në fushën e përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës do të ndiqet në katër qarqe të vendit, projekt i cili do të mundësohet nga bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe ambasadën spanjolle. Sipas hartuesve, ky projekt fillimisht do të ndiqet në Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe, në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Korçë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll.