E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alfa Romeo, ilustrimet e para të modelit “169”



Prodhuesi italian Alfa Romeo ka paraqitur ilustrimet e para të modelit të tij “169”. Për limuzinën e re italiane të prodhuesit Alfa Romeo flitet prej një kohe të gjatë. Detajet që bëhen të ditura për këtë autotomjet luksoz janë se pamja e tij e jashtme ka ndryshuar pothuajse tërësisht, krahasuar me modelet e mëparshme. Ekspertët flasin për një automjet ndryshe, i cili në treg do të vijë pras tre vjetësh. Pak kohë më parë u fol për disa vonesa në lidhje me prodhimin dhe fazën e testimit, por gjithçka u tejkalua me sukses. Fuqia e motorit të Alfa Romeo 169 do të transmetohen në boshtet e pasme, ndërsa ai do të jetë në gjendje të transportojë katër persona, ashtu si edhe modelet konkurrente Mercedes-Benz CLS apo Maserati Quattroporte. Me këtë model Alfa Romeo synon një treg të gjerë dhe fluks të madh shitjesh.

Panamera, Volkswagen planifikon versionin kabriolet

Kompania Volkswagen, e cila kohë më parë ka blerë prodhuesin Porsche, planifikon të prodhojë modelin Panamera kabriolet, shkruan revista gjermane “Automobilwoche”. Ky automjet megjithatë nuk do të jetë një kabriolet me katër dyer, siç ishte spekuluar kohë më parë, por model klasik me kulm tekstili dhe një palë dyer. Drejtori për zhvillim të Porsche, Volfgang Duerheimer ka thënë për revistën “Automobilwoche” se kanë vendosur për këtë hap për shkak të llojllojshmërisë së portfolios: “modeli 911 ka as më shumë, as më pak, por 14 versione shumë të suksesshme”, ka thënë Duerheimer, dhe ka shtuar se “është e kuptueshme që edhe ne duam të krijojmë llojllojshmëri të Panameras”.

10 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›