E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-i dashuri, si të veproni për t’i rifituar zemrën



Jeni ndarë dhe tani dëshironi të riktheheni sërish me të dashurin tuaj? Suksesi ju dukej gjëja më e mirë, por tani keni kuptuar se keni gabuar. Ai ju mungon tmerrësisht shumë dhe nuk dini çcfarë të bëni, për t’u rikthyer te ai. Keni një plan për ta bërë xheloz? Ju gjeti në restorantin ku drekon çdo ditë dhe ju shtireni sikur u befasuat? Kujdes: një pas fals përgjatë rrugës së rifitimit dhe çdo gjë do të përfundonte në mënyrë dramatike. Ja cilat janë disa nga këshillat se çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo.

Filloni duke mos bërë asnjë gjë

Ditët e para të ndarjes janë më të këqiat: gjëja më e mirë është të mos bëni absolutisht asgjë. Kur bie pre e emocioneve arsyetimi nuk është më i qartë. Nëse filloni të qani, fiksoheni në boshllëk kur vështironi nga dritarja dhe rifilloni të qani kur hidheni mbi divan, apo shtrat dhe i vetmi mashkull të cilit mund t’i flisni është vëllai juaj.

Mos i mbysni pakënaqësitë tuaja në një shishe

Asgjë nuk është më pak tërheqëse sesa një femër e dehur apo që sapo pi një shishe verë fillon e belbëzon.Provoni të mendoni për një bukuroshe si Keit Mos, kur del nga një pub në orët e para të mëngjesit, me këpucët në dorë, remelin e rënë poshtë syve dhe flokët e shpurpurisur si Rasëll Brend. Nëse nuk duket tërheqëse ajo ...

Analizoni se çfarë shkoi keq
E ndieni se keni dështuar tërësisht më të, por mbajeni mend gjithashtu se nuk do të ishit ndarë nëse nuk do të kishte probleme mes jush. Mund edhe të përpiqeni t’i jepni vetes dhe atij një tjetër shans, por fillimisht duhet të zgjidhni problemet. Bëni një listë të motiveve dhe pyeteni nëse është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë për anët e tij negative.

Mos qani, mos u lusni
Meshkujt nuk u përgjigjen mirë disa sjelljeve emocionale të femrave. Pamja e një femre “histerike” dhe që lutet para një mashkulli është pothuajse e të njëjtës shkallë me një femër të dehur. Efekti i vetëm do të ishte që ai të futej në guackën e tij, si një breshkë e trembur. Nuk duhet të harroni një detaj të vogël: Fakti që nuk mund të jetoni dot pa të, por në të njëjtën kohë do të dëshironit ta hidhnit në kanalin më të afërt që iu del përpara do të ishte një arsye e mjaftueshme për të mos e ulur veten.

Pranoni gabimet

Nëse nuk dëshironi që pajtimi juaj të transformohet menjëherë në një shkëmbim fyerjesh atëherë mendoni se cili ishte gabimi juaj që ju shtyu të ndaheshit. Jeni plotësisht të sigurta se nuk bëhej fjalë vetëm për egoizëm? Është e mundur që sjellja juaj ta ketë kushtëzuar? Nëse nuk ndiheni të gatshëm të diskutoni për lidhjen tuaj, atëherë do të bëni të njëjtat gabime.

Mos kërkoni ta bëni xheloz

Po mendoni ta bëni të besojë se ka edhe meshkuj të tjerë, të cilët do të ishin të lumtur të merrnin vendin e tij? A do ta kthente kjo ide te ju? Xhelozia, në të vërtetë mund të jetë një afrodiziak i fuqishëm. Por kujdes sepse ka një efekt negativ: thjesht mendimi se ju mund të jeni në krahët e ndonjë tjetri mund ta argonte nga ju përfundimisht (mund të mendonte se t’u desh pak për ta harruar). Nëse po mendon që të kthehet te ju, ai ka nevojë për arsye pozitive dhe të besojë se jeni bërë njëri për tjetrin.

Bëjeni të kuptojë se çfarë po humbet

Pse të mos i kujtoni motivet që e bënë të dashurohej me ju? Sforcohuni të dukeni sa më bukur, ashtu siç ishit në kohën kur u njohët. Për më tepër, nesë ndiheni mirë me veten, edhe ai do të krijojë për ju një imazh më shumë se pozitiv.

Mos e bombardoni me pyetje
Nuk do të ketë të njëtin respekt për ju nëse do të filloni me pyetje të bezdisshme. T’i dërgoni bileta (natyrisht dy, sepse shpresoni që t’ju ftojë) për ndeshjen e tij të preferuar, t’i lini mesazhe online, t’i shkruani porosi apo punë që ai të mos ketë mundësi t’i harrojë, do të ishte një sjellje e obsesionuar që nuk do të shërbente aspak në favorin tuaj dhe do ta largonte më tepër.

Kuptoni kur është momenti për ta lënë pas lidhjen

Edhe nëse do të ktheheni bashkë, mos mendoni se gjithçka është zgjidhur: ky mund të mos jetë vendimi i përshtatshëm. NË këtë pikë më mirë të lini gjithçka siç është me dinjitet dhe përpiquni të kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur me personat që ju duan. Rifillini jetën e mëparshme dhe para se t’u bjerë në mend do të keni harruar gjithçka.

10 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›