Alfredina erdhi ne jete pak muaj pas vrasjes se babait te saj Klodiana Kotorri
Ajo erdhi ne jete kur babai i saj kishte vetem pak muaj qe ishte larguar pergjithmone nga jeta. Alfredina Kanani do te mesonte me vone se babai i saj ishte lumturuar shume kur kishte mesuar se do te behej me vajze dhe premtoi se do te ishte heroi i saj. Ne fakt ai eshte heroi i saj. Heroi, qe ajo nuk e njohu kurre. Sot, Alfredina eshte 14 vjece dhe jeton ne qytetin e Vlores me vellain 7 vjet me te madh dhe nenen e saj, ndersa thuajse cdo jave shkon tek Varrezat e Deshmoreve per t’i derguar lule heroit te saj. Alfredina mban emrin e babait te saj Alfred Kanani, i cili mbeti i vrare me 22 Janar te vitit 1998 gjate nje operacioni policor per kapjen e bandave kriminale. Alfredi ishte 28 vjec kur mbeti i vrare ne krye te detyres dhe u shpall Deshmor i Atdheut. Ai la jetim nje djale 7 vjec dhe nje vajze e cila ndodhej ende ne barkun e nenes. “Isha shtatzene kur bashkeshorti im u vra ne krye te detyres. Dhimbja ishte shume e madhe por duhet te mendoja per djalin dhe vajzen qe do te sillja ne jete. Ishte nje kohe e veshtire qe munda ta kapercej fale dashurise se femijeve. Femijet me kane lehtesuar dhimbjen dhe jam e lumtur qe ata mesojne ne shkolle dhe jane te mbare” shprehet nena e Alfredines e cila ka ardhur per te shoqeruar vajzen e saj ne aktivitetin qe organizoi dje Ministria e Brendshme per femijet e policeve te rene ne krye te detyres. Alfredina mesoi qe e vogel se babai i saj nuk kishte qene prane saj dhe nuk do te ishte kurre. “Babai ndodhet ne qiell dhe te sheh prej andej”, ishin fjalet qe ajo degjonte shpesh nga nena dhe vellai i saj deri ne moshen 7 vjecare. “Kur isha e vogel kerkoja shpesh babin por nuk e dija sesi mund te ishte ai. Ne moshen 7 vjecare kam arritur te bej dallimin midis babait dhe vellait, pasi mua me ka qendruar prane vellai i cili eshte 7 vjet me i madh se une” tregon 14-vjecarja. Megjithese nuk e ka perqafuar kurre babin e saj nuk ka folur kurre me te, ajo e di se ai ishte nje hero dhe ka dashuri te madhe per te. “Jam rritur pa baba, dhe ne cdo hap te jetes time eshte derdhur lot. Ne cdo cast kam pasur nevoje per babain tim, qofte gezimi apo hidherimi” thote Alfredina. Ajo nuk e di kush qelloi mbi babain e saj duke i hequr te drejten per ta njohur, dhe ndoshta nuk do ta mesoje kurre por ajo e di se ai vdiq per te mbrojtur te tjera jete. Per vrasjen e policit, Alfred Kanani nuk ka asnje te arrestuar apo autor te identifikuar. E ndersa Alfredina rrefen jeten e saj pa babain, nderhyne nena e cila tregon per nje episod kur kishte qene e veshtire ta shkepusje ate nga varri i babait. “Ne sapo kishim hyre ne shtepine e re te cilen e ndertuam pas shume vitesh sakrifice dhe shkuam tek varri i Alfredit. Ishte e veshtire te mbanim vajzen e cila therriste te atin te cohej per te pare shtepine e re. Ishte nje moment teper i dhimbshem” tregon nena e Alfredines, e cila dy vjet pas vdekjes se bashkeshortit nisi pune ne Policine e Vlores. Ajo mundi te rriste e vetme dy femijet qe sipas saj kane pasur rezultate te shkelqyera ne shkolle. Alfredina tregon edhe endrrat e saj per te ardhmen. “Une i kam te gjitha notat 10-ta dhe deshiroj qe shkollen e larte ta vazhdoj per regjizure ose arkitekture ne Amerike. Shpresoj te marr burse pasi jam nxenese e dalluar” thote Alfredina e cila ndryshe nga moshataret e saj nuk ka pasur kurre Facebook apo rrjete te tjera sociale duke iu kushtuar vetem mesimeve. “Dua te mesoj dhe te dal dikush ne jete, keshtu do te bej krenare nenen time qe me rriti me sakrifica dhe heroin tim qe me sheh nga qielli” perfundon 14-vjecarja.
Burgaj: Deshmoret, akt sublim per mbrojtjen e ligjit
Ne aktivitetin e organizuar diten e djeshme me rastin e festave te fundvitit, per femijet e policeve te vrare, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, kujtoi aktin sublim te baballareve te tyre, dhe u shpreh, qe te jene krenare per vepren e eterve te tyre ne mbrojtje te shtetit e te ligjit. “Eshte ne nderin tone qe, ne raste si ky i sotmi, te perkulemi me nderim para vepres se tyre, por jo vetem kaq, eshte detyrimi yne moral e ligjor, gjithashtu, te kujdesemi per familjet e sidomos femijet e tyre, qe te mirerriten, edukohen e arsimohen per tu bere qytetare te devotshem te Atdheut”- theksoi Burgaj. Gjate fjales se tij, kreu i Policise se Shtetit evidentoi faktin se vetem gjate ketij vitit nga Policia e Shtetit eshte akorduar ndihma ne masen e nje page mujore per 191 familje te punonjesve te policise, te cilet kane humbur jeten ne krye te detyres; jane trajtuar me burse te plote studimi ne universitetet shteterore 11 femije, jane punesuar ne strukturat e Policise se Shtetit 25 bashkeshorte te deshmoreve te policise, si dhe per familjes tyre qe kane kerkuar kredi per banese, eshte realizuar kreditimi pa interes. Gjithashtu Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit evidentoi ndihmen e pakursyer te dhene nga biznesi privat per femijet e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres, ku eshte bere i mundur akordimi i 5 bursave studimi nga universitetet jo publike.
Tirane
Festat e fundvitit, aktivitet per 191 femijet e te rene ne detyre
Ministria e Brendshme, ashtu sic do vit, organizoi dje me rastin e festave te fundvitit nje aktivitet per femijet e policeve te vrare. Ne nje nga ambientet e Hotel Tirana ishin mbledhur femijet e policeve te rene ne krye te detyres nga i gjithe vendit. Ata kishin mberritur ne Tirane me automjete te vena ne dispozicion nga Policia e Shtetit per te festuar dhe per te marre dhurata. Ne kete aktivitet ishte i pranishem ministri i Brendshem, Flamur Noka, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj si dhe zyrtare te larte te Policise se Shtetit. Mesohet se ne kete aktivitet ishin 191 femije te moshes nen 18 vjec, te policeve te vrare ne krye te detyres. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, mori fjalen i pari per te pershendetur femijet e familjaret e policeve te rene ne detyre dhe me pas ka marre fjale ministri i Brendshem, Flamur Noka i cili konfirmuar ne emer te qeverise mbeshtetjen e dhene ne cdo drejtim per keta femije. Burgaj deklaroi se jane dhene 11 bursa per femijet e policeve te vrare te cilet kane dale me rezultate te mire ne shkolle. Ai u shpreh se ata do te kene gjithmone mbeshtetjen e Policise se Shtetit. Pas pershendetjeve te te pranishmeve, femijet shijuan festen e pergatitur enkas per ta dhe me pas moren dhuratat per festat e fundvitit. Nje aktivitet i tille organizohet cdo vit per femijet e te reneve ne krye te detyres.