E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alga në gjendje të shpëtojnë planetin

Zbulohet prej një grupi studiuesish britanikë një proces që mund të ndalë natyrshëm ngrohjen globale. Shkrirja e akujve bën që në ujë të lëshohen grimca hekuri, të cilat ushqejnë një lloj alge në gjendje të thithë nga ajri dyoksidin e karbonit. Në fund, algat zhyten në thellësi, duke kyçur për qindra vjet këtë gaz që po ngroh me shpejtësi temperaturat e planetit tonë. Skuadra e shkencëtarëve britanikë e sheh zbulimin si një mënyrë të shkëlqyer për të ndërprerë procesin e rritjes së temperaturave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›