E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlinalja sukses per kinemane shqiptare

Vlerësimi i filmit dhe artistëve shqiptar në festivalin e filmit në Berlin, konsiderohet nga kritikët  si një  kapërcim i sukseshëm i kinemasë shqiptare. Kritiku Josif Papagjoni i sheh cmimet e ditëve të fundit në Berlinale si një frymarje e re dhe ballafaquese e kinemasë sonë.
 
"Kinemaja shqiptare, arti shqiptar, kultura shqiptare, gjithnje e me shume po i kalon vijat e bardha dhe po troket gjithnjë e më shumë në vetëdijen, mëndësinë dhe njohjen europiane, për një vend që mund të shkojë dhe të bashkëshoqërohet në mënyrë të natyrshme me simotrat e vet", tha Josif Papagjoni, kritik arti.

Sa i takon vlerësimit të regjisorëve të huaj që zgjedhin në filma histori Shqiptare, Papagjoni e sheh këtë si një dukuri që duhet të ngacmojë pozitivisht  ndërgjegjjen tonë.

"Nuk mund ti anatemojmë kineastët e huaj pse ai rreket dhe shkon drejt subjekteve që janë kureshtare për një shikues tjetër. Në fund të fundit, kinemaja është një pasqyrë, një sy për jetën e një vendi të caktuar. Kinemaja dhe arti bëhen operacione vertikale në shpirtin njerëzor. Ne kemi nevojë për operacione të tilla, për një sy kritik, me qëllim që të ndërtojmë terapi të tilla që të shëndoshim dhe dijen tonë", vijoi Papagjoni.

Tema shqiptare e gjakmarjes u vlerësua me Ariun e Artë  si skenari më i mirë në filmin “Falja e Gjekut” të regjisorit amerikan Xhoshua Marston. Në ketë eveniment të rëndësishëm të kinemasë u vlerësua me cmim edhe filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit, ndërsa Nik Xhelilaj fotoi cmimin “Shooting Star” për talentet premtuese.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›