Algjeri, Gadafit i refuzohet hyrja

Udhëheqësi libian është orvatur të lidhet në telefon me presidentin algjerian Bouteflika, i cili nga ana e tij e ka shpërfillur bashkëbisedimin me të, shkruan gazeta algjeriane “El Watan”.
Një këshilltar i Presidentit që kontaktoi përmes telefonit me Gadafin, u shfajësua ndaj tij duke u shprehur se “presidenti nuk ndodhej në zyrë dhe po merrej me zgjidhjen e problemeve të ndodhura së fundmi në vend”, u shprehën për “El Watan” burime nga presidenca. Aludimi në këtë rast ishte atentati i dyfishtë kamikaz i ndodhur në Cherchell.
“Nuk është hera e parë që Gadafi apo të dërguarit e tij janë orvatur për të rënë në kontakt me presidentin algjerian për të rënë në ujdi për zhvillimet e fundit, por pozicioni që ka zgjedhur të mbajë presidenca është i qartë dhe i paanshëm dhe ne nuk dëshirojmë të ngatërrohemi në çëshjet e brendshme libiane”, shton burimi nga presidenca. /Z.Gj/Start/
2011-09-01 08:08