Greqi, Venizelos e Samaras takime me ekipin e Treshes
ATHINE- Eshtë shtyrë për pasdite takimi mes Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financës Evangelos Venizelos, me ekipin e Treshes, ku në qendër të bisedimeve do të jenë negociatat për pagat në sektorin publik si dhe aspektet financiare të vendit. Ndërkohë përfqësues të Treshes zhvilluan në mesditë një takim me kryetarin e opozitës greke Antonis Samaras.
Mendohet se fokusi i bisedimeve kanë qënë ndryshimet dhe reformat që duhet të ndërmerren në Greqi, me theks të veçantë në sistemin e tatimeve dhe taksave.
Samaras, sipas bashkëpunëtorëve të tij, do të riparaqesë propozimet e tij për t'i dhënë fund krizës, dhe do të kërkojë ndryshime rrënjësore në politikat ekonomike të ndjekura nga qeveria.
(Nga Greqia Anila Jole/ BalkanWeb)