Greqi, kundërshtohet ligji “Për arsimin e lartë”, shtyhen provimet
ATHINE- Reagime të forta zinxhir shkaktoi miratimi në Parlamentin grek i projektligjit të ri për arsimin e lartë. Protestat e studentëve të Universiteteve në Greqi, me të cilët këtë herë janë bashkuar edhe pedagogët, kanë bërë që të bllokohet dhe për rrjedhojë të shtyhet procesi, i cili duhet të niste me provimet e shtatorit.
Akademikët e universiteteve argumentojnë antikushtetueshmërinë e këtij projektligji dhe senatet e Universiteteve paralajmërojnë se do t’iu drejtohen organeve përkatëse të drejtësisë.
Si pasojë e regimeve kundërshtuese, në Universitetin e Athinës provimet janë shtyrë më 9 shtator, pas një deklarate të senatit ku theksohet se "ligji në formën e tanishme nuk mund të sigurojë në çdo rast pëlqimin e komunitetit të universitetit të Athinës”.
Shtyhen së paku deri në 5 shtator provimet në Universitetin Kombëtar Teknik, ku senati thekson "kundërshtimin ndaj ligjit, sepse ai degradon Universitetet publike demokratike”.
Në Universitetin e Janinës, provimet janë shtyrë nga 1 deri në 7 shtator. Senati i Universitetit të Janinës beson se “Ligji i ri për Arsimin e Lartë nuk i plotëson nevojat reale të shoqërisë për një universitet të lirë dhe publik dhe ka probleme të rënda për zbatimin e tij”.
Ndërkaq sot në mëngjes në Athinë, një grup studentësh bllokuan hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Athinës.
Protesta ka edhe në mjediset e Universitetit e Selanikut, ku Senati deri tani nuk ka pranuar të shtyjë periudhën e provimeve. Studentët njoftuan një tubim të gjerë në datën 1 shtator në sheshin “Venizelos” të Selanikut.
Grumbullime proteste ka patur edhe në Universitetin e Kretës, ku sic është njoftuar studentët do të mblidhen sërish në tubime të paktën deri të martën e ardhshme.
Ligji i ri për arsimin e lartë u miratua para disa ditësh në Parlamentin grek me konsensus të gjerë.
(s.g/BalkanWeb)