E Diel, 1 Nëntor 2026

Algjeri, autobusi bie në humnerë, vdesin 9 pasagjerë

9 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur. Është ky bilanci i aksidentit rrugor të ndodhur ditën e sotme në Algjeri. Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë 200 metra në një humnerë.

Mendohet se aksidenti mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti në frenat e autobusit, i cili po transportonte pasagjerët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›