E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vidhet koleksioni më i ri i RoccoBarocco

Disa persona kanë vjedhur koleksionin më të ri të veshjeve, të stilistit të njohur italian RoccoBarocco. Por jo vetëm, hajdutët kanë mundur të marrin gjithashtu edhe koleksionin e këpucëve, rripave dhe çantave. Policinë e ka lajmëruar pronarja e pallatit ku është ngritur shoëroom i stilistit italian.

Vjedhja është kryer gjatë natës me një operacion, që sipas policisë duket i përgatitur në detaje.

Mësohet se vjedhja e këtij koleksioni ka ndodhur pak ditë para se veshjet të prezantoheshin përpara publikut të “Milano fashion Week”, i cili ishte programuar për t`u zhvilluar në periudhën midis datave 21 dhe 27 shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›