E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu: Do kërkojmë uljen e tensioneve

Izraeli shpreh përkushtimin e tij për vënien e paqes me Egjiptin. Ka qenë vet kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu i cili ka përsëritur këtë mesazh. Sipas tij sulmi në ambasadë ka qenë serioz. “Izraeli do të kërkojë të vendosë marrëdhënie të mira me Turqinë.

Do të përpiqemi të ulim tensionin e situatës në limitin e mundësive tona, për të rindërtuar marrëdhëniet e mira mes njëri-tjetrit”, është shprehur ai. Ndër të tjera, kryeministri ka theksuar se Izraeli është i interesuar edhe për vendosjen e paqes me palestinezët.
 

Të paktën 448 persona mbeten të plagosur, si pasojë e sulmit kundër ambasadës izraelite, e cila nisi pas një grumbullimi masiv në shesh për të kërkuar reforma më të shpejta politike pas rrëzimit nga pushteti të Hozni Mubarakut. Autoritetet egjiptiane deklaruan se Izraeli është përgjegjës si politikisht ashtu dhe ligjërisht duke kërkuar hetime.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›