Algjeri, kualifikimi në botëror regjistron bilanc lufte
Deri tani raportohet për 14 të vdekur dhe 250 të plagosur. Me mijëra tifozë dolën nëpër rrugët e qyteteve algjeriane pas fitores së përfaqësueses së tyre kundër Egjiptit me rezultatin 1-0 në ndeshjen e “play off”.
Trafiku i njerëzve dhe i makinave ka dalë jashtë çdo kontrolli, duke regjistruar këtë bilanc tragjik. Vetëm gjatë zhvillimit të ndeshjes mësohet se janë bërë më shumë se 170 aksidente rrugore.
Algjeria do të marrë pjesë në një kampionat botëror mbas një mungese të gjatë, që prej vitit 1986.