Meta: Brenda 2010 liberalizohen vizat
"Brenda vitit që vjen do të merret vendimi për liberalizimin e vizave. Po bashkëpunojmë edhe me shoqërinë civile për këtë cështje”, theksoi Meta në dhe Komisionin parlamentar të Integrimit, ku është diskutuar çështja e liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
"Ky vendim tregon se Bashkimi Evropian është i bindur për përparimin e Shqipërisë në drejtim të përmbushjes së standardeve evropiane, por gjithashtu do të thotë angazhime e detyrime më të mëdha, më kërkuese dhe më impenjuese. Ministria e Punëve të Jashtme po bashkëpunon ngushtësisht me Ministrinë e Integrimit Evropian për të përballuar me sukses procesin e plotësimit të pyetësorit të KE", tha Meta.
Meta tha gjithashtu se opozita ka rolin për këtë proces me rëndësi për shqiptarët, duke theksuar se bojkoti i saj nuk kontribuon në këtë proces. “Jemi gati të diskutojmë cdo gjë me opozitën. Roli i opozitës për vizat është i pazëvëndësueshëm”, tha më tej ai.